Auron Tare: Ciklopi prej Tullumbace

28 Gusht 2025, 17:22Kulturë TEMA
Auron Tare: Ciklopi prej Tullumbace

Ndoshta për shkak të debatit mediatik mbi çështjen e Shpellës së Spilës në Himarë, dje më erdhi një mesazh nga një prej punonjësve zyrtarë që janë përfshirë në këtë projekt.

Ai argumentonte se, në fakt, ky projekt ishte përgatitur nga një OJF me emrin CHwB Albania dhe i miratuar nga MEKI. Për këtë më dërgoi si projekt-propozimin me 6 fletë, si edhe vendimin e MEKI-t për miratimin e konceptit.

Ndërkohë, pashë edhe postimin e kësaj OJF-je (e njëjta e përfshirë në projektin e Burgut të Spaçit), ku thuhet se ky projekt mbështetet edhe nga Banka Botërore.

Ndoshta Banka Botërore duhet të sqarojë pozicionin e saj, por gjithsesi e pyeta personin nëse në projekt është menduar një interpretim historik i legjendës së Odisesë dhe Ciklopit.

Më tha: “Kemi menduar të vendosim një Ciklop prej tullumbace, të ndriçuar nga brenda.”

2 Komente

  1. N
    Nari

    Foli Tare eksperti per historine,arkeologjine,arkivat,per turizmin si dhe per mjedisin.Ne fakt ka mbaruar.vetem shkollen e bashkuar per oficere,por nuk e kemi degjuar kurre,po kurre te flase ndonjehere per ushtrine apo problemet e.sigurise kombetare !!

    Përgjigjjuni
    1. f
      fiku

      po pergjiu Tares mos u mer me llafe

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje