Lasgush Poradeci, poeti që mbante në xhep një pilullë cianuri nga frika se do arrestohet nga komunistët

28 Gusht 2025, 14:20Kulturë TEMA
Lasgush Poradeci, poeti që mbante në xhep një pilullë

Shekullin e shkuar ne shqiptarët kemi pasur një poet që nuk e kemi kuptuar si duhet, sidomos vlerën e artit të tij.

Ishte Lasgush Poradeci, i cili shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shqiptrin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”

Lasgush Poradeci e pati kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30, të shekullit të shkuar, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë.

Poezitë e tij “Vdekja e Nositit”, “Poradeci” apo “Trashëgimi” e ndonjë tjetër, për nga vlerat e mesazhi, i kapërcejnë lehtësisht kufijtë e Shqipërisë duke u renditur në nivele dinjitoze të letërsisë më të mirë Europiane apo qoftë Botërore.

Por Lasgush Poradeci shkroi poezi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe më tej u tërhoq. Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri kishte sjellë një klimë krejtësisht të papërshtatshme për poetin e madh.

Por në jetën e tij kishte edhe një tjetër anë të medaljes.

Lasgush Poradeci, thellë në qënien e vet jetonte me një frikë e ankth i pazakontë.

Duke e lëvizur veten në drejtim të kundërt të rrymës, duke fshikulluar lart e poshtë çuditë e regjimit komunist, duke parë se si të njohur e miq përfundonin burgjeve nën akuzën e agjitacion – propagandës, duket edhe atë kishte nisur ta mundonte frika, një situatë së cilës ai i ishte përgjigjur me një zgjidhje eventuale dramatike.

Vaso Samsuri, një nga miqtë e tij të ngushtë rrëfen sesi poeti i madh mbante me vete një pilulë cianuri që ta përdorte për çdo rast për të helmuar veten, nëse policia politike e kohës do e arrestonte…/abcnews

4 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Nga të gjitha mundësitë edhe frika është një zgjedhje. Në këtë rast e ka ngrënë pilula, që duket e ngjashme me bunkerët e komunizmit, që u ndërtuan për t'u përdorur kur të fillonte lufta dhe... lufta nuk filloi.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mali i Thate.

      Vetem nje njeri me karakter stoik, kishte zgjedhur nje rruge te tille. Ai kurrsesi s’ mund tu jepte xhelateve komuniste, mundesine per ta torturuar e depersonalizuar me shume se kur ishte “jashte”…..

      Përgjigjjuni
      1. 5
        5000€ kush jep info per Detarin

        Kullosin shqiptar i mendimit te lire..i nivelit boterore artistik..shkrimtar, poet, anti komunist, atdhetar i flakte qe nuk reshti se shkruari per çeshjen kombetare..nje figure e rralle me nivel boteror qe ka pasur ndonjehere Shqiperia..

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xh. Lati

          Po përse nuk u arrestua? Ndoshta Ata xhelatët nuk ishin aq të keq sa ç’përshkruhen. Vërtet, si shpjegohet?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje