Vlora do të kthehet në kryeqendrën e artit më 31 gusht, kur Kalaja e Kaninës do të presë një koncert të magjishëm të Orkestrës Simfonike të RTSH.
Nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari, publiku do të përjetojë një natë të paharrueshme, ku muzika dhe arti takohen në një skenë mesdhetare unike. Yjet e skenës shqiptare, si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe Timo Flloko, do të ngjiten në skenë për të dhuruar emocione dhe madhështi në mbrëmje.
“Është hera ime e parë që bashkëpunoj me Orkestrën e Radiotelevizionit dhe për mua është një kënaqësi e madhe, një nder i vërtetë, sepse unë besoj fort se në zemrën e muzikantëve shqiptarë ka një pasion dhe një dashuri të jashtëzakonshme, që pasuron jo vetëm ata që bëjnë muzikë, por edhe ata që e dëgjojnë. Ne do të sjellim për publikun një koncert që do të mbetet i paharrueshëm, një nga ngjarjet më të bukura të realizuara ndonjëherë në Shqipëri. Kjo falë vizionit të Vera Grabockës, e cila pati inteligjencën të krijojë një aktivitet të vërtetë për të gjithë, duke e organizuar në një vend unik pranë Vlorës, pranë një kalaje, ku bashkohen bukuritë natyrore, historia, mjeshtëria e muzikantëve, e solistëve dhe një program i jashtëzakonshëm që ndërthur këngën dhe muzikën.
Dua të përmend gjithashtu yjet e mëdhenj të këtij vendi, si Ermonela Jaho dhe Samir Pirgu, dy miq shumë të dashur me të cilët kam punuar shpesh dhe që e çojnë emrin e Shqipërisë kudo. Po ashtu, çfarë mund të thuhet për Timo Fllokon? Ai është një nga aktorët e fundit të mëdhenj, që më kujton mjeshtrit e kinemasë italiane,” deklaroi dirigjenti Sipari.
Mos e humbisni koncertin në 31 gusht, një ngjarje e cila do të bashkojë historinë, muzikën, natyrën dhe artin.
- RTSH-
E BENI TE TEQEJA E KANINES ,,ATY KU U VARROS ISMAIL BEU