Teatri Kombëtar i Kukullave e shndërron Lezhën në një skenë të hapur plot ngjyra! Shfaqja 'Smërfët dhe Gargamela' ndiqet me interes nga të vegjlit

28 Gusht 2025, 11:16Kulturë TEMA
Teatri Kombëtar i Kukullave e shndërron Lezhën në një

Teatri Kombëtar i Kukullave ndaloi në qytetin e Lezhës, duke dhuruar një mbrëmje të veçantë për më të vegjlit.

Sheshi Gjergj Kastrioti u shndërrua në skene te hapur, ku fëmijët u argëtuan dhe përjetuan emocione të shumta përmes interpretimit të aktorëve.

Me shfaqjen “Smërfët dhe Gargamela”, aktorët e teatrit sollën në skenë personazhe shumëngjyrëshe dhe histori plot fantazi, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të vegjlit.

Gjatë ketij sezoni veror Teatri Kombëtar i Kukullave ka udhetuar ne disa qytete te vendit, duke i kthyer mbrëmjet verore në kujtime të bukura për femijet. Ne Lezhe eshte përmbyllur hareshëm turi veror, ndersa në shtator nisin premierat në teater, ne kryeqytet.

- Shqiptarja.com-

Lini një Përgjigje