“Kufiri i shprehjes dhe i vdekjes në vitet 1944-1991”/ Spiropali : Aktivitete të tilla tregojnë kulturë (FOTOT+VIDEO)

28 Gusht 2025, 12:27Kulturë TEMA
“Kufiri i shprehjes dhe i vdekjes në vitet 1944-1991”/

Ditën e sotme në Shkodër, pranë ambienteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Sheshi “2 Prilli” u zhvillua në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Rektoratin e Universitetin nga AIDSSH (Autoriteti i Dosjeve) konferenca shkencore me titull “Kufiri i shprehjes dhe i vdekjes në vitet 1944-1991”.

Veprimtaria u çel me fjalën hapëse të Kryetares së Kuvendit dhe përgjegjëses së Partisë Socialiste për Shkodrën zonja Elisa Spiropali e cila tha se “Shkodra ka qenë piedestali i lirisë së kujtesës gjithmonë” dhe se “është mirë që aktivitete të tilla bëhen në djepin e rezistencës” dhe se këto aktivitete “tregojnë kulturë”.

Elisa Spiropali ja la fjalën ambasadorit Silvio Gonzato që foli në anglisht për rëndësinë e kujtesës dhe ndërgjegjësimet e nevojshme për krimet e bllokut lindor.

I dërguari i OSBE Michel Terran foli në shqip për kuadrin ligjor që po përmirësohet për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve ndër shqiptarë të persekutuar.

Më pas foli kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula e cila u shpreh se në këto « veprimtari të kujtesës më vjen mirë për pjesëmarrjen e lartë që nuk e kemi pasur në fillim”. Kryetarja Sula edhe u përlot në një moment kur kujtoi gjyshin e saj të zhdukur.

Panelin përshëndetës e mbylli nënkryetarja e Bashkisë Shkodër e cila në fjalën e saj tha se “në veçanti i drejtohem familjarëve të viktimave”.

Konferenca vazhdon edhe sot pasdite me panelistë si Andi Pinari dhe Imam Muhamet Sytari.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje