Naun Shundi, ishte regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në teatër dhe 20 në film, ndërsa ka kaluar më shumë se 46 vite në Teatrin Kombëtar.
Në 1977 diplomohet regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës. Në 1983 diplomohet aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Në 1985 transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në 1986 rikthehet në Teatrin Kombëtar. 1993-2000 emërohet Pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve. 1995 – Specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht. Aktualisht aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.
Rolet :
Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim:
1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani)
1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro)
1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina)
1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina)
1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani)
1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali)
1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali)
1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi
1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier)
1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi)
1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku)
1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame)
1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani)
1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar)
1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame)
“Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht)
“Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi)
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia)
“Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2006 – “Drejt perendimit”
2007 – “Kontrata” (Mrozhek)
2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni)
Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi”
“Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj)
“Zoopark” (Milto Kutali)
“Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani)
2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali)
2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012)
2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar)
2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)
Ka qene aktor shume i mire..eshte çun tirone.. le e rrrt ne tirone..por nga llacifact e tirones..njeri i nderu dhe i respektu ...qofte i xhenetit..te vjen keq kur shikon se si ikin keta artiste te vertete te artit shqiptar dhe zevendesohen nga nivel ordiner bastard te tipit best sallaku me shoke..ose te tipit medioker elisa spiropali.. Te qifsha detarin mu aty ku eshte
Jam Bes Kallaku o bole, jo Best Sallaku. Ato 5000€ futi ne byth
U prehte ne paqe!