“Kpop Demon Hunters” bëhet filmi më i shikuar ndonjëherë në “Netflix”

28 Gusht 2025, 18:58Kulturë TEMA
“Kpop Demon Hunters” bëhet filmi më i shikuar

Filmi vizatimor “Kpop Demon Hunters” është ngjitur në krye të listave të “Netflix”-it për t’u bërë filmi më i shikuar ndonjëherë në platformën e transmetimit.

“BBC” shkruan se që nga publikimi i tij në qershor, filmi i animuar muzikor është parë më shumë se 236 milionë herë, duke kaluar dhe “Red Notice” që deri tani mbante vendin e parë. Ky është suksesi më i fundit në një sërë arritjesh për filmin, i cili është kthyer në një hit global të papritur.

Këngët nga filmi janë ndër më të dëgjuarat online në “Spotify”, me këngën “Golden” që arriti në vendin e parë të listës së “Billboard Hot 100” në fillim të këtij muaji.

Filmi tregon aventurat e grupit imagjinar të vajzave të K-pop, “Huntr/x“, ku tre anëtaret përdorin muzikën dhe aftësitë e tyre për të luftuar demonët dhe për të mbrojtur njerëzit. Filmi u lançua në qershor me një premierë modeste në teatrin Tudum të “Netflix”-it në Los Anxhelos.

Por gjatë verës, ai fitoi popullaritet përmes fjalës së gojës, videove virale dhe memeve në rrjetet sociale.

10 filmat më të shikuar në historinë e “Netflix“:

1.KPop Demon Hunters

2.Red Notice

3.Carry-On

4.Don’t Look Up

5.The Adam Project

6.Bird Box

7.Back in Action

8.Leave the World Behind

9.The Gray Man

10.Damsel/tvklan.al

Lini një Përgjigje