Mbahet në Krutje të Lushnjës Festivali i Kabasë myzeqare me grupet që vijojnë traditën popullore!

19 Korrik 2024, 14:39Kulturë TEMA
Mbahet në Krutje të Lushnjës Festivali i Kabasë myzeqare me

Kësaj here morën pjesë gjashtë grupe të cilët prej vitesh mundohen të ruajnë muzikën që u kanë lënë trashëgimi të parët e tyre.

Peço Kola, është një nga instrumentistët më të vjetër që i bie defit, ai thotë se muzika për të është pasiom dhe profesion njëkohësisht,

Ndërsa për mizikantët Mihal Gjoka dhe Petro Çuni, tingujt më të bukur vijnë nga firzamonika, dashurinë për firzamonikën ata duan tja përçojnë edhe të rinjve.

Ndërsa për këngëtarët një festival i tillë duhet të organizohet çdo vit me qëllimin e vetëm që të mos humbë trashëgimi kulturore e vendit tonë.

Në këtë garë morën pjesë grupet nga Lushnja, Divjakë, Berat, Fieri, Kuçova e Belshi. Në fund juria ndau disa çmime ku si grupi më i mirë u shpall grupi Qyperinjtë e Roshnikit , ndërsa çmimin si klarinetisti me i mire i kabasë myzqare e mori Alfred Avrami . A.K./TemA

 

1 Komente

  1. L
    Loni

    Sa mirë bëjnë me këto grupe artistike! Jo po të shikosh budallallëqe si këngët e Sting, Ariana Grande, Taylor Swift, Keith Urban, Pink, Selena Gomesh dhe sidomos atë Rihanna e cila t'a shpif, e mund të radhisin këtu sa të lodheshim. Nuk mësova dotë, do e kenë kënduar atë këngën hit, e cila shpërtheu në atë kohë të artë të muzikës, nga e cila mbaj mënd këto vargje: "Brigadë e gjashtë sektori shtatë ere,/ këtu në fshatin tonë/ realizojmë drithrat e bukës, ere,/ realizojmë gjithmonë." Hajde këngë, hajde! Të kënaqej çdo qelizë e trupit kur e dëgjoje....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje