Më 25 prill 2003, u nda nga jeta Robert Shvarc...

25 Prill 2025, 20:20Kulturë TEMA
Më 25 prill 2003, u nda nga jeta Robert Shvarc...

Më 25 prill 2003, u nda nga jeta Robert Shvarc (1932-2003), shkrimtar dhe përkthyes hebreo-shqiptar.

Njihet për punën e bërë me shqipërimin e letërsisë gjermane dhe "Eksodin" e Leon Uris. Por më së shumti për përkthimet e Remarkut si "Harku i triumfit" apo "Një natë në Lisbonë".

Shvarci vinte nga një familje miks, pra, që do të thotë se kishte paraardhës si myslimanë dhe çifutë. Familja e tij ishte me origjinë nga Sarajeva.

Shvarc ishte një mik i mirë i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe poetit Drago Siliqi.

E kujtojmë me nderim e respekt...

A.K./TemA

2 Komente

  1. P
    POLLOGU ARBNOR

    Mos është i njëjti Shvarc që ishte drejtor i MUZEUT KOMBËTAR të Sarajevës. Nga librat e tij të gjermanishtes, mësoja gjermanishten. Më interesant është studimi i tij për prejardhjen ilire të BOSHNJAKËVE, jo të serbëve etj. Teza e tij e dallimit të boshnjakëve nga serbët etj ishte prejardhja e tyre ILIRE. Teza kishte /ka/ mbështetje në provat etnokulturore. Veshja e malësorëve po me të njëjtën trajtë e material, si veshja e ilirëve të Bosnjës së sotme, dikur ILIRIA JAPODE, e cila konsistonte në qashën, ose cohën e leshtë, relikte e arkefakte të MUZEUT të Sarajevës, me veshjen aktuale të malësorëve BOSHNJAKË, në vitet 70 të shekullit 20. Nuk dija gjë për prejardhjen e tij edhe shqiptare, por zelli i teksteve arkeologjike-historike fliste për patosin ideor se shqiptarët dhe boshnjakët, historikisht, ishin dhe janë të së njëjtës atni (etni) dhe se rrjedhat e kohës, përmes hegjemonisë sllavoortodokse, bënë që ata, boshnjakët, të marrin tipare kulturogjuhësore, jo identike, por të përafërta. Një boshnjak, dallohet nga një serb shka, në gjatësinë e zanoreve të theksuara, pos leksikut të ndryshëm në masë. Mallkimet boshnjake, janë kopje të mallkimeve shqiptare. Këto, mallkimet identike, mungojnë në serbishten edhe fshatare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLLOGU ARBNOR

      SHUMË, SHUMË FALËNDERIME, "TEMA". Më gëzon sensi juaj delikat për tema kulturore. Ndjeva kënaqësi të madhe kur mësova se i ndjeri, shpirtëndrituri, SHVARC paska gjak shqiptari. Tekstet e tija arkeologjike-historike i kam lexuar në vitet 70 të shekullit të kaluar (20.). E kam kujtuar për konstatimet e identitetit të njëjtë etnokulturor ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjakëve, që kuptohej nga nënteksti. Sa mirë që e kujtoni. I ndristë shpirti !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje