Me rastin e 90-të vjetorit të lindjes Prof. Dr.Agron FICO

16 Dhjetor 2024, 14:53Kulturë TEMA
Me rastin e 90-të vjetorit të lindjes Prof. Dr.Agron FICO

Prof. Dr. Agron Fico është albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës,
specialist i gjuhës shqipe për të huaj; autor botimesh të shumta. Profesori që ngriti
dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin e Kinës, Pekin(1961-
1965) dhe në Michigan(1996-2000). Ai ka përfaqësuar shkencën dhe kulturën
shqiptare në një varg konferencash shkencore, kombëtare dhe botërore. Mban titull
nderi nga “Çmimi i Republikës në Shqipëri” deri tek çmimi më i lartë universitar
kinez për arritje akademike; si dhe përfshihet mes profesorëve universitarë
amerikane më të shquar, “Who is Who” Among American’s Teachers 2000. Dr.
Honoris Chausa i universitetit Eqerem Çabej Gjirokaster.

Profesor Fico, shkencat albanologjike në fushën e etnofolklorit në këto vite janë
pasuruar edhe në saj të kontributit të shkencëtarit pasionant e vizionar, të palodhur e
shumë të matur, siç është i nderuari Profesor Doktor Agron Fico. Në librin “Zbulimi i
Eposit Shqiptar në Harvard “Albert B. Lord, i botuar në Amerikë është një ngjarje e
re shkencore në botën akademike shqiptaro-amerikane. Çfarë përfaqëson për ju ky
zbulim?
Fillimi i vitit të ri 1966 e gjeti në Tiranë. Ishte kthyer nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja
të Pekinit, Kinë, ku kishte hapur Katedrën e Gjuhës Shqipe dhe ku punova disa vjet si profesor i
gjuhës shqipe.
Në qershor 1996 organizohej në Shqipëri simpoziumi i Shoqatës së Studimeve të Europës
Juglindore, por problemi ishte se do të ftoheshin shkencëtarë nga BS dhe USA. Pas diskutimesh
të nxehta midis Ministrisë së Jashtme dhe Akademisë së Shkencave, ishte udhëheqja e lartë e
partisë që i hapi dritën jeshile hyrjes së profesorit amerikan dhe atij sovjetik në Shqipëri. Në
mëngjesin e datës 25 qershor erdhi delegati sovjetik dhe pasdite pritej të vinte nga Budapesti në
Tiranë Prof. Albert B. Lord. E kishin caktuar të ishte njëherazi shoqëruesi kryesor dhe
përkthyesi i Lordit. Fatmirësisht i kishte rënë në dorë dhe kishte lexuar me kujdes dhe me
shënime veprën themelore të Lordit The Singer of Tales, në të cilën ai vuri bazat e një teorie të re
të strukturës dhe kompozimit të eposit epik popullor, si kyç për të kuptuar veprat klasike Iliada
dhe Odiseja të Homerit. Në një letër të dytë profesor Lordi, i njohur si duket me situatën politike

2
të Shqipërisë, si vend i izoluar dhe me një përgjim të egër ndaj vizitorëve të huaj, pyeste se a
mund të sillte me vete edhe një magnetofon dhe aparat fotografik, që të rregjistronte ngjarjen
shkencore dhe shfaqjet folklorike. Kjo kërkesë e vuri në mendime dhe dëshmonte se si shihej
Shqipëria nga bota demokratike; po u duhet shënuar këtyre edhe ai llum i zi që derdhte
masmedia e vendeve fqinje, kryesisht greke dhe jugosllave, që e paraqiste Shqipërinë si një vend
pa të drejta dhe liri politike, por edhe të egër dhe me njerëz primitivë. Profesor Lordi gjatë rrugës
së kthimit për në Tiranë, i tregoi për ekspeditën në Shqipërinë e veriut më 1937, si edhe për
rregjistrimin e këngëve popullore shqiptare e vecanërisht të atyre heroike. Lordi shtoi se në
Harvard kishte një fond të epikës heroike shqiptare dhe se mendonte që fondin shqiptar ta
botonte në një vëllim të vecantë në të ardhme. Kumtesa e Profesor Lordit rreth epikës legjendare
dhe rolit të rapsodit në pasurimin e varianteve bazë, u ndoq me interes dhe ngjalli diskutime të
shumta.Pas dy ditëve të ngjeshura me kumtesa dhe diskutime, pjesëmarrësit shkuan në Shkodër
që të merrnin pjesë në shfaqjen e grupeve folklorike, që u mbajt në teatrin “Migjeni”. Prof. Lordi
u largua drejt Italisë për të qëndruar disa ditë në Akademinë Amerikane në Romë. Andej dërgoi
një letër falenderimi për pritjen dhe mbarëvajtjen e simpoziumit të zhvilluar në Tiranë. Letrën ia
dhanë edhe Agronit që ta përkthente. Në përmbajtje, siç përmendet më lart, kishte mirënjohje
dhe falenderim për rektorin Kahreman Ylli. Në letër profesori shtonte edhe këto fjalë:
“Falenderim i takon edhe studiuesit të ri Agron Fico, jo vetëm si përkthyes.”
Letra e dërguar nga Lordi doli se ishte hapur paraprakisht nga Sigurimi i Shtetit, gjë që m’u bë e
qartë kur më thirri në Degën e Punëve të Brendshme të Tiranës Kadri Ismailati., i cili me klithma
i kërkoi t’i shpjegonte kuptimin “jo vetëm si përkthyes” që përmbante letra. Këtu fillon edhe
saga e pareshtur e vuajtjeve të t’ia që e ndoqi plot 17 vjet.
Nga kërkimet në Universitetin e Harvardit në kapakun e fletores së parë, shkruar anglisht
lexohej: “Koleksioni i baladave heroike dhe këngëve popullore të Shqipërisë, mbledhur nga
Albert B. Lord, 1937””. Ato janë gjithsej 12 fletore me 1350 faqe. Fletorja e fundit, me numrin
12, përmban treguesin e 100 këngëve, që përfshihen në tetë fletoret e para. Pra, fletorja e
treguesit të lëndës(ajo me numrin 12)nuk është e plotë, në të nuk përfshihen këngët e fletoreve,
9, 10, 11, të cilat sipas Lordit, janë dërguar më vonë nga Shqipëria; nga bashkëpunëtorët e tij
Qamil Hoxha nga Bicaj (Kukës) dhe Murat Paci nga Tropoja. E gjithë lënda e mbledhur nga
Lordi në Shqipërinë e veriut në vitet 1936-1937 përmban 114 tekste, të mbledhura nga 36
rapsosdë të ndryshëm. Kjo dëshmon për një hulumtim të përpiktë dhe përzgjedhës, për kërkime

3
cilësore. Profesor Lordi, edhe pse atëherë i ri në moshë, ka ndjekur një metodikë rigoroze pune
në terren dhe ka kryer kërkime një një hapësirë gjeografike tepër të gjerë, që përfshin krejt
Shqipërinë e veriut. Regjistrimi i parë daton më 4 shtator 1937 dhe i fundit më 13 tetor 1937, pra
një kërkim tepër i ngjeshur dhe intensiv. Ja edhe vendet e eksploruara: Shkodër, Kastrat, Bogë,
Theth, Abat, Mërtur, Kolgecaj, Tropojë, Bytyc, Bicaj, Prizren, Dukagjin, Pukë. Çdo këngë e
mbledhur është e pasaportizuar: vendi i mbledhjes, data e regjistrimit, përkatësia fetare e
rapsodit, shkollimi dhe të dhëna të tjera. Këngët e mbledhura sipas gjinisë dhe llojit i përkasin
epikës heroike, pra vendin kryesor e zënë bëmat e Mujit dhe Halilit, por në regjistrimet në disqe
alumini të rapsodëve dygjuhësh ka edhe mjafte këngë lirike dhe historike shqiptare. Secila pllakë
zgjaste 4+4minuta nga të dy anët. Këto incizime janë përdorur edhe nga muzikologu i njohur
hungarez Bela Bartok, kur punonte për transkriptimin muzikor të tyre në Universitetin Columbia,
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët e njohur amerikanëMilman Parry dhe Albert
B. Lord të Universitetit të Harvardit krijuan teorinë gojore, për zbërthimin e enigmës disa
shekullore homerike, zbulimin e ligjit të ngjizjes dhe krijimit të poemave homerike, njohur dhe si
Teoria gojore Parry-Lord. Lordit vetë i pëlqente ta quante studim të Letërsisë Gojore
tradicionale. Me kërkimet në terren në Ballkan, në vitet 30 të shekullit të kaluar, mblodhën një
lëndë folklorike të pasur dhe të larmishme të këtyre trevave, që u bënë laboratori i kërkimeve të
tyre; pra hodhën themelet e teorisë moderne të folkloristit. Profesor Agroni i hyri studimit për
kërkimin e dy ekspertëve irlandez në librin “Dosja H” shkruajtur nga shkrimtari ynë i shquar
Ismail Kadare.“Dosja H” ka qenë pjesë e këtij studimi, por në studimin tim tek libri “Zbulimi i
eposit shqiptar në Harëard” të autorit Albert B. Lord e kam pjesë të korrespondencës time me
autoritetet shkencore amerikane si dhe me zonjën e të ndjerit profesor Lord, për ta bërë të njohur
veprën e profesorit amerikan nëpërmjet romanit të një shkrimtari të shquar shqiptar me përmasa
botërore si Kadare, i cili ishte bazuar në veprën e tij letrare nga zbulimi i profesor Lordit dhe
mikut të tij Milman Parry. Po ju tregoj librin origjinal me dedikimin e profesor Lordit në të cilin
janë edhe paragrafët për eposin e kreshnikëve si një pasuri shpirtërore e popullit shqiptar. Kur
shkrimtari Kadare kishte shkruar një shkrim shumë të mirë për ciklin e kreshnikëvë në revistën
“Nëntori” andej nga vitet ’80, Enver Hoxha e kishte pëlqyer dhe kish urdhëruar të përkthehej ky
shkrim në shumë gjuhë, por edhe në gjuhën serbe. Një ditë teksa e takova Ismailin në sheshin
“Skënderbej” dhe e përgëzova për shkrimin në fjalë ai mu përgjigj: - “Mirë ti po më lavdëron,
por ata të Institutit po më gjuajnë me shkëmbinj dhe nuk ndalen.” Unë i thashë, se nëse do ta

4
zgjerosh temën e eposit të kreshnikëve do të sugjeroj veprën e prof. Lordit dhe u takuam rishtazi
dhe i dhashë librin me paragrafët për eposin e kreshnikëve ku gjendet përkatësia e eposit të
kreshnikëve. Ai teksa e dëgjonte profesorin u përfshi sa emcionalisht dhe në padurim për ta patur
librin sa më parë në dorë, qoftë edhe për dy javë dhe ndaj u ndje i lumtur kur ai si shkrimtar i
madh e ktheu në vepër artistike të jashtëzakonshme këtë të vërtetë shkencore të profesor Lordit.
Nga Instituti disa njerëz të ndikuar nga metoda sovjetike e shikonin eposin si vepër e fshatarësisë
kundër feudalëve, kur në fakt ishte lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit sllav. Këndoheshin
10 mijë vargje si në kohën e Homerit nga lahutarët shqiptarë e të tjerë bilinguistë. Po bëhen
përpjekje të shterpëta për ta rifutur në agjendën e UNESCO eposin e kreshnikëve dhe lahutën e
lahutarit shqiptar, shton profesor Fico Ekipet tona nuk më duken shumë të afta e kompetente
shkencërisht dhe nuk besonte se do t’ia dilnin.
Profesor Agroni ka ndjekur si askush tjetër mediat amerikane në lidhje me
opinionin e tyre për shkrimtarin Ismail Kadare, dhe kishte një qëndrim a mendim për
këto opinion. Ismail Kadare shkrimtari ynë i shquar është shumë i vlerësuar dhe kjo
dokumentohet në mediat më serioze si Washington Post, New York Times, por edhe në botimet
e librave të tij që janë rreth 35 të tillë të gjitha me komente e vlerësime maksimale. Profesor
Agron Fico pati asistuar vetë si përkthyes dhe shoqërues i Kadaresë në Universitetin e
Pickertonit në New Jersey ku studentët qëndruan në këmbë dhe në bashkëbisedimin me
shkrimtarin shqiptar Kadare, u mahnitën me erudicionin kulturor të shkrimtarit dhe u njohën me
historinë, letërsinë e kulturën shqiptare. Në një takim tjetër ku ka qenë përsëri në krah Kadaresë
si shoqërues e përkthyes në aktivitetet e OKB-së në prani të 28 ambasadorëve nga vende të
ndryshme të botës, botuesve e gazetarëve të mediave nga më seriozet në SHBA me temë
“Letërsia dhe diktatura”, shkrimtari e trajtoi këtë temë universale qysh nga Dante Aligeri me
“Ferrin, Parajsën e Purgatorin” dhe sistemet autokratike, diktatoriale dhe sundimtarët e ndryshëm
në raport me liritë e individit. Po ashtu në gazetën prestigjioze Neë York Time, kur doli libri
“Muzgu i perëndive të stepës” në Amerikë u vlerësua edhe nga pikpamja se një libër i tillë
paralajmëronte erën e “Putinizmit”në Rusi dhe poltikën botërore, ndërkohë kur ky libër ka dalë
në Shqipëri andej nga vitet 1976 kaloi pa bujë e vëmendje nga mediat. Ndërsa për librin me titull
“Dosja H” në një takim në vitin 1998 me praninë e disa ambasadorëve u shfaqën dy qëndrime.
Një prej tyre sipas të cilit në roman shfaqej fryma nacionaliste e Enver Hoxhës dhe tjetri mbi të
vërtetën e eposit të kreshnikëve dhe lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit sllav. Profesor

5
Fico shprehej, se shkrimtari Isamil Kadare e meriton çmimin Nobel, por ne si shqiptarë nuk kemi
ditur të lobojmë në Amerikë dhe këtë e ka shprehur në shkrimin tij “Kadareja në Amerikë”.
Agron Fico ka qenë i pari profesor shqiptar i cili hapi Katedrën e gjuhës shqipe
në Kinë e cila vazhdon sot e kësaj dite.
Ja si e tregon këtë ngjarje Agron Fico! Ndjehem i përunjur po t’ju përmend se në vitet’60
të shekullit të kaluar kam pasur fatin të hap katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve
të huaja të Pekinit, në Republikën e Kinës, dhe marrëdhëniet e mia me studentët lejoheshin
vetëm nëpërmjet disave të ashtuquajtur ndihmës edhe pse quheshim si ”vende mike”. Udhëtimi
21 ditor drejt Kinës ishte një kujtim i pashlyeshëm në jetën time si dhe kujtime të tjera si
psh,ditën e parë të mbrritjes time në hotelin më të mirë në qendër të Pekinit u përshëndetëm nga
mijra qytetar kinez sepse dikush kishte idenë se kishte ardhur delegacioni shqiptar me Enver
Hoxhën. Po ashtu i pashlyeshëm ishte dhe botimi i një vjershe time kushtuar miqësisë shqiptaro-
kineze në gazetën më të madhe të Kinës siç ishte “Zhemi Zhibao”. Pas këtij botimi isha i
pranishëm në të gjitha pritjet protokollare të nivelit të lartë nga ku më është dhënë rasti disa herë
të takojë udhëheqësit kryesor të shtetit kinez, duke filluar me filozofin Mao Ce Dun e
kryeministrin Çu En Laj e shumë njerëz të shquar të politikës, shkencës e artit po edhe të sportit
aq e vërtetë është kjo sa më mirë njihja Kinën se sa Gjirokastrën time. Studentët e një kursi ishin
15 vetë ku krahas mësimit të gjuhës shqipe u mësohej edhe kultura dhe letërsija shqipe. Gruan e
kisha edhe kolege, sepse ajo u jepte praktikën e të shkruarit të tekstit shqip, ndërsa unë teorinë.
Përpunuam metoda të mësimdhënies së gjuhës shqipe me qëllim që të kishim rezultate sa më të
shpejta për mësimin e gjuhës shqipe. Në një detyrë kursi studentëve kinezë u kërkova që të
mblidhnin materiale për folklorin kinez dhe me të gjitha këto punime botuam një libër shumë
cilësor me titull “Visare popullore kineze “. Unë sot e kësaj dite ruaj kontakte me disa nga ish
studentët e mi të cilët i kam takuar edhe në Tiranë dhe ka qenë një takim shumë i përmallshëm.
Rëndësia e hapjes së kësaj katedre ishte e madhe sepse ishte e vetmja katedër e “Gjuhës shqipe”
në të gjithë Azinë. Mbas hapjes së Shqipërisë jam respektuar nga ambasador të ndryshëm të
Kinës në Tiranë dhe u jam mirënjohës për akordimin çmimit më të lartë të universiteteve të
Kinës për arritje akademike këto ditë festuam 70-vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro -Kineze.

Amerika një tjetër sfidë e tij në një tjetër kontinent dhe përsëri për gjuhën e
kulturën shqiptare në kushte e rrethana të tjera, çfarë kishte të ndryshme nga Kina?

6
Amerika e bukur, e mundësive dhe e lirisë për tu bërë një ëndërr realitet, kjo ka qenë
Amerika për shumë njerëz nga e gjithë bota, si edhe për mua. Një ditë prej ditësh, pasi kishte
filluar mësimin e gjuhës shqipe me diplomatët amerikanë, i hapi bisedën zonjës Jacqueline
Muller. I shpjegoi rrethanat e njohjes me profesorin e shquar dhe me takt shprehu dëshirën që të
rivendoste marrëdhëniet me të. Zonja Jacqueline Muller, pasi ishte kthyer nga një vizitë pune në
Amerikë, i kishte thënë, se ishte interesuar për fatin e Albert Lordit dhe kishte mësuar se ai
kishte ndërruar jetë para disa viteve dhe se familja e tij banonte në shtetin e Massachusets. Vajza
e tij e madhe Albana, e cila ishte në Amerikë vendosi kontaktet me zonjën Lord nga ku unë u
mirëprita në shtëpinë e saj për të kryer studime rreth punës së Albert B.Lord dhe Melman Parry
në universitetin e Harvardit, nga i cili kishin dalë 8 presidentë amerikanë dhe 40 fitues të çmimit
“Nobel”. Ishte mars i vitit 1986, kur profesor Fico i preku me dorë fletoret me lëndën shqiptare
mbledhur nga Albert Bates Lord, në biblotekën e Harvardit e dyta për nga madhësia pas
Biblotekës së Kongresit. Gjatë atyre ditëve të paharruara në Cambridge të Bostonit, si i ftuar i
familjes së Albert B.Lordit, dita më emocionuese e tij, ishte vizita në varrezat e qytetit për
plotësimin e një pengu, por edhe një detyrimi moral ndaj këtij shkencëtari dhe miku të shquar.
Ja si e tregon këtë emocion:- Zbrita nga makina dhe shkova drejt varrit të Lordit. Shpërndava
lulete e sjella dhe, me plot emocion thashë “Dear profesor Lord. I kept my promise. I have come
from Albania, to meet You..” I dashur profesor Lord. E mbajta premtimin”. Kam ardhur nga
Shqipëria e largët të takohem me Ty. Dhe i përlotur shtova...”Të ndritë shpirti, i nderuar
profesor Lord”. Shoqëria amerikane është një shoqëri shumë- etnike, që realisht krijon shumë
mundësi të pakufizuara për zhvillimin e identitetit kulturor, që buron nga liria e plotë që gëzon
individi në gjirin e kësaj shoqërie të demokracisë klasike. Identiteti kulturor është një proçes i
përhershëm social-etnik, që ngjizet në familje dhe zhvillohet në komunitet, por ai kërkon dashuri,
përkushtim dhe veprim. Amerika e diasporës së re shqiptare është si mozaik shqiptar në botën e
madhe perëndimore dhe ajo rend si me mend siç janë publicistika dhe shumë libra të Profesor
Peter Priftit, aktori Xhevat Limani, doktoresha Lindita Çoku, po ashtu edhe në biznese të nivelit
botëror të zotit Gjergj Dedvukajt me restorante ku gatuhet për personalitetet më të larta të
Amerikës, që nga presidentët, senatorët dhe artistët e “Holliwood”. Restorantet e famshme të
biznesmenit shumë të suksesshëm zotit Shaqir Gashi, ku mblidhen shqiptarët kudo që janë dhe
mbajnë gjallë mallin për atdhe dhe i shërbejnë çështjes shqiptare si askush tjetër në botë.

7
Interesant janë shumë studentë shqiptarë, të cilët kanë dalë me nota të shkëlqyera dhe janë
përthithur nga kompani gjigande të cilat paguajnë me paga marramendëse trurin e tyre.
Ai ka qenë shpesh i pranishëm në mediat shqiptare dhe botërore me qëndrimet
dhe opinionet tuaja për çështjen shqiptare, në këto 28 vjet ka pasur ngjarje të shumta,
cilën nga këto do të veçonit? Ja si ishte komenti i tij pë këto çështje!
Pa dyshim do t’i quaja si vitet e shekullit të shqiptarëve, të cilët në sajë të miqësisë që
ushqejnë për SHBA dhe mirënjohjes ndaj presidentëve Klinton dhe Bush, të cilët ndihmuan
çlirimin dhe njohën pavarësinë e Kosovës dhe janë një aleate e natyrshme e popullit shqiptar
qysh me presidentin Ëillson. Miqësitë u rilidhën përsëri me këtë aleat të madh të popullit shqiptar
dhe pa shikoni Greqia ka aleat Anglinë, Serbia Rusinë, po ne?

Ja si e konsideronte Etnofolklorin shqiptar në ditët e sotme si e shihte ai larminë e shumë aktiviteteve dhe cilësinë e tyre? Ç’të të them? Janë promovuar shumë në media dhe unë e kam ngritur disa herë këtë problem pranë institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Kulturës. Tani po merren me folklorin njerëz joprofesionistë, të cilët janë, jo vetëm injorantë, por janë duke e bastarduar artin tonë.

Komponentët si muzika, kënga dhe veshjet, të cilët nuk bëjnë pa njëra-tjetrën po e masakrojnë
folklorin shqiptar, kur mungon njëra ose tjetra. Por më e keqja, ndodh kur këto shfaqen nëpër
skenat e shteteve të tjera. Në kohën e diktaturës ishte përgjegjësi e jashtëzakonshme përfaqësimi
dinjitoz i folklorit të zonës apo në festivale folklorike në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Enver Hoxha e njihte mirë natyrën nacionaliste të popullit shqiptar, ndaj kujdesej për folklorin, ndonëse në fillim të çdo aktiviteti 3-4 këngë do të ishin për Partinë dhe sistemin socialist. Vetë kam kryer ekspedita për gjetjen e këngëve të vjetra në krahinën e Zagorisë, apo kam studiuar këngët në stane në fshatrat e zonës së Ramicës në stanet e Bihunit, pika më e lartë, po ashtu kam mbledhur këngë e legjenda për Skënderbeun në veri të Shqipërisë, ku edhe u nderova me çmimin e “Republikës”. Translatova dhe pajisa me shënime kritike veprën e Spiro Dines, “Valët e detit”.
Isha plot pasion për shkencën e etnokulturës ndonëse kisha dalë me nota të shkëlqyera nga
universiteti por pranova me kënaqësi të hedh çantën krahut nëpër ekspedita etnokulturore të
Institutit të Folklorit. Unë u jam mirënjohës fshatarëve të atyre zonave, të cilët me mikpritjen e
bujarinë e tyre ndanë bukën me ne sikur të ishim pjesëtarë të familjes, si në veri, ashtu dhe në jug të Shqipërisë. Aty nga fundi i viteve ’80 u hap debati, nëse do të ekzistonte folklori me ecjen
përpara të socializmit dhe sipas kësaj teze folklori do të shkonte drejt zhdukjes.

Unë e kam argumentuar të kundërtën, se folklori nuk ka lidhje me socializmin dhe sisteme të tjera. Jehona e ngjarjeve të mëdha është përcjell brez pas brezi në këngë e valle, kanë qenë beteja me armikun si ato kundër slavëve ashtu edhe kundër turqëve në kohën e Skënderbeut, apo ngjarjet e “Lidhjes së Prizrenit” dhe kryengritjet e “Tanzimatit” e deri tek këngët për luftën e “Vlorës”, apo asaj “Nacional-Çlirimtare. Arbëreshët e Italisë janë një shembull i gjallë i mbajtjes së folklorit dhe gjuhës. Arbërorët e Greqisë janë një shembull i rezistencës së dokeve e zakoneve shqiptare e ndaj duhet të hedhim sytë si shkencëtar tek ata. Fatos Mero Rrapajn gjurmuesin e thesareve të folklorit të çamërisë kush do ta ndjeki në pasionin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm më thoni? Albanologu Holder Pedersen më 1895 botoi “Albanische Texte mit Glosar”, Leipzig ku përfshiheshin disa përralla çame, të cilat tërhoqën vëmendjen e studiuesve skrupulozë, jo vetëm për subjektet e veçanta, por mbi të gjitha për gjuhën, të quajtur e folmja çame, plot origjinalitet, muzikalitet, me karakteristikat e grupit bashkëtingëllor “kl” “gl”. Danezi Holger Pedersen ecte në gjurmët e pionierit të albanalogjisë Johan Georg von Han, i cili në veprën e tij “Studime
shqiptare” 1854 botoi edhe mjaft vepra të folklorit çam. Pata fatin të njihesha me Fatos Mero
Rrapaj dhe përvojën time shkencore ia afrova me bujari. Në një ndër këto takime i përmenda
interesimin e Prof. Eqerem Çabejt për punën dhe materialet e pasura gjuhësore dhe folklorike që
kishte mbledhur. Bashkë me Fatosin shkuam tek shtëpia e profesorit i cili na priti me finesën e
intelektualit gjirokastrit dhe fisnikërinë e eruditit, i krijoj një mjedis tepër të ngrohtë mysafirit të
ri, Fatos Mero Rrapaj. Më vonë mësova nga Fatosi se kishte shkuar edhe disa herë të tjera te
profesori dhe kishte përfituar shumë nga këshillat dhe sugjerimet gjuhësore të dijetarit të shquar
për të folmen çame dhe veçoritë e saj. Një ditë në derën e shtëpisë time vjen Fatosi me një tufë
dafinash në dorë. Mbasi pimë kafen e kuptoi habinë time e më thotë se sa po kish arrdhur nga
Konispoli, nga fshati kufitar Vërva. Në postën kufitare kish qëlluar një oficer i mirë dhe e kish
lënë të futej rreth 150 metra brenda kufirit në tokën çame për të këputur një tufë dafinash të cilat
i solli në Tiranë për ti vendosur në vendin e prehjes së gjuhëtarit të madh të shqipes, Eqerem
Çabejt. Fatosi botoi një libër voluminoz me “Këngë popullore të Çamërisë”, të bazuar në kritere
shkencore.....kush do e vazhdojë veprën e tij më thoni? Biznesi edhe në fushën e artit, qoftë ky
edhe folklori, natyrisht e ka ulur vëmendjen e shtetit, për pasojë edhe vëmendjen ndaj
profesionistëve e kombëtaristëve, por është po aq e vërtetë që shqiptarët në diasporë janë shumë
të lidhur me këngët e pastra të folklorit si në jug e në veri të vendit.

8

Në Amerikë në të gjitha
aktivitetet e organizuara ka filluar kultivimi i këngëve dhe valleve popullore qysh në moshat e vogla 5-6 vjece, natyrisht aty ku shoqatat dhe organizatat e ndryshme kulturore funksionojnë me
dashuri e pasion për kombin amë dhe folklorin e tij. E tillë është edhe shoqata “Bashkimi
Shqiptar” me kryetar Gjergj Dedvu. Një nga ngjarjet e tjera në jetën e tij intelektuale profesor Fico ka edhe ngritjen e “Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane. Në Amerikë është ngritur Akademia “Shqiptaro-Amerikane e Shkencave” nën drejtimin e psikiatrit të njohur Prof. Dr. Skënder Kodra, e cila ka krijuar lidhje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Kosovës, në rradhët e saj ka edhe studiues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo Akademi kryen aktivitete të larmishme, si në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, ashtu edhe shprehim qëndrime të ndryshme për tema politiko-shoqërore që kanë lidhje me çështjen e kombit shqiptar, dhe integrimin në shoqërinë amerikane të bashkëkombasve tanë shqiptar. Ka disa festime dhe manifestime në sheshet qendrore të kryeqyteteve të ndryshme të Amerikës, siç ka pasur edhe ardhje të artistëve të ndryshëm nga trevat shqiptare. Ne i kemi mëshuar edhe aktiviteteve me tema shkencore në mënyrë që të afrohen edhe njerzit e shkencës. Me rastin e 600 vjetorit e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Akademia “Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në Neë York organizoi konferenca të mirëfillta shkencore që u
vlerësuan gjerësisht nga masmedia shqiptare dhe ajo amerikane. Po ashtu me rastin e 70- vjetorit dhe 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare janë zhvilluar takime shkencore të nivelit ndërkombëtar dhe kanë shkruar mediat amerikane.

9
Malli për vendlindjen e tij Gjirokastrën ka pas edhe vëmendjen e kulturës së këtij qyteti
nga Agron Fico. Kultura gjirokastrite për mendimin e tij, ndryshe nga zona të tjera të
Shqipërisë ka karakteristikat e saj dhe kjo kërkon një studim historik, ashtu dhe etnokulturor, por
dhe ndikimi i faktorëve të ndryshëm socialkulturor. Ja ta zemë, ta fillojmë me historinë e emrit të
këtij qyteti Argjiro, Ergjeri, Gjirokastër apo në kohë të ndryshme me ndikim fetar bizantin,
katolik, musliman, por edhe të pranisë së popullsisë hebereje, shtonte ndër të tjera profesori.
Profesionet e elitës së qytetit ishin mjekësia dhe jurisprudenca e më pas ekonomia. Gjirokastra
në vitet 1930 numuronte 430 të diplomuar në universitet e botës, pra është qendër arsimdashëse e Shqipërisë. Nga gjimnazi “Asim Zeneli”, ku kish mbaruar edhe ai, me medalje ari, kanë dalë dy
shkrimtarët tanë më të mëdhenj Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli të nderuar me titullin “Nderi i
qytetit të Gjirokastës”. Por të mos harrojmë profesorët tanë si Vehbi Bala, Thoma Papapano e
Shaban Demiraj. Gjirokastra do të quhet edhe qyteti i “Manxuranës”.

10

Në çdo dritare të një shtëpije gjirokastrite do të shohësh edhe vazon me lulen e manxuranës. Kjo lule ka një blerim të përhershëm , por mbi të gjitha një aromë të këndëshme e tejet të veçantë. Gratë gjirokastrite, kur dikush vjen për vizitë dhe duan ta respektojnë në një shkallë të lartë nderimi, e gostisin me kafe-guri,(të shtypur me një dybek guri) dhe mbi filxhanin e kafesë i vënë një gjethe manxurane.
Kafeja bashkë me shijen e veçantë si kafe-guri, mban erën e manxuranës. Kjo është një kafe e
paparë ndoshta në rruzullin tokësor. Këtë lloj kafeje nuk mund ta pish as në Romë, as në Nju
Jork dhe as në Brazil, atdheun e kafesë. Nikoqirllëku, ose shkurt të mbajturit e ekonomisë në
defterë, dmth të dish të përdorësh të ardhurat, nuk është kurnacëri. Po pastërtia shembullore e
gatimet e shkëlqyera të amvisave gjirokastrite. Tek romani “Darka e gabuar”, Kadareja e ka
përshkruar më së miri rrezatimin e qytetërimit gjirokastrit. Në paragrafin, kur komanda gjermane
e qytetit grumbulloi të gjithë burrat e ndërsa i pyeste për profesionet qytetarët u përgjigjën se
ishin ose juristë, ose mjekë, ndërsa komanda ndërkohë kërkonte punëtor krahu. Po në këtë roman përshkrimi i zonjës Ganimet, qush nga veshja e deri tek e ecura e saj tregonte zonjëllëkun e zonjave të qytetit. Këto tradita, jo vetëm që ruhen sot e kësaj dite, por janë një aset i
jashtëzakonshëm për turizmin familjar ku të huajt duan qytetarin mikpritës e pa vese, pastërtinë e shtrojeve e natyrisht një gatim të pasur e të pastër. Vajza e tij e vogël Dalina ka përgatitur një
fjalorth të thjeshtë e të domosdoshëm me fjalët gjirokastrite në gjuhën angleze.

Përgatiti: Kastriot Kotoni

Lini një Përgjigje