“Më të këqinjtë e të këqinjve”, filmat që ‘triumfuan’ në Razzie Awards

2 Mars 2025, 12:39Kulturë TEMA
“Më të këqinjtë e të këqinjve”, filmat

Admiruesit e filmave do të presin mbrëmjen e së dielës për të zbuluar fituesit e Oscars 2025, por ndërkohë  janë mësuar triumfatorët e prodhimeve më të këqija.

Sipas Hollywood Reporter, filmi më i keq, me tre çmime Razzie për vitin 2025 është “Madame Web”. Filmi fitoi jo vetëm kategorinë kryesore të Razzie Awards, por edhe për aktoren më të keqe protagoniste, Dakota Johnson dhe skenarin më të keq.


Vetë Johnson ka folur më parë mbi filmin dhe është shprehur se skenari ndryshoi rrënjësisht nga ai që kishte lexuar në fillim dhe se kishte pak gjasa “që të bënte sërish diçka të tillë”.

Jerry Seinfeld fitoi si aktori më i keq për filmin “Unfrosted” ku ai ishte regjisor dhe bashkëskenarist, ndërsa bashkëprotagonistja Amy Schumer triumfoi si aktorja më e keqe në rol dytësor.

Disa filma morën secili nga dy çmime: “Joker: Folie à Deux” që kryesonte me 7 nominime, “Unfrosted” dhe “Megalopolis”.

Francis Ford Coppola u shpall regjisori më i keq, por ai e festoi këtë ‘nder’ me një postim në Instagram duke e reklamuar me krenari.

“Megalopolis” fitoi edhe në kategorinë e aktorit më të keq në rol dytësor që iu atribuua Jon Voight.

“Joker: Folie à Deux” fitoi si kombinimi më i keq i ekranit për Joaquin Phoenix dhe Lady Gaga si dhe filmi i dytë më i keq.

Lini një Përgjigje