VIDEO/ “Tekstet e këngëve shqip të mbushura me gabime” – Gjergj Kaçinari: Po abuzohet me dialektin

1 Mars 2025, 15:06Kulturë TEMA
VIDEO/ “Tekstet e këngëve shqip të mbushura me

Duket sikur tekstet e këngëve shqip gjenden prej kohësh në krizë, aq sa shpesh duket sikur pakujdesia dhe gabimet janë kthyer në standard.

Kantautori Gjergj Kaçinari tregon për Apostrof se shpesh vihen re gabime që në titujt e këngëve dhe se këto gabime shkojnë përtej përdorimit të dialektit në muzikë. Ai u shpreh se po abuzohet shumë me dialektin dhe se ai po përdoret si justifikim për të shkruar keq, ndërsa shtoi se ndonjëherë tekstet përmbajnë gabime edhe në dialektin në të cilin krijuesit përpiqen të shkruajnë.

“Është shumë e trishtë, përtej humorit që shkaktojnë. Se sigurisht, për dikë që ka një formim, që ka harxhuar disa orë për të dëgjuar muzikë të mirë, apo për të lexuar ndonjë gjë… Në fillim shkaktojnë humor, po pastaj kthehet në shumë tragjike, shumë e dhimbshme. Të mendosh që kjo është ajo çfarë përfaqson… Nëse zbresin nesër alienët në tokë dhe thonë na tregoni çfarë bëni ju. Ne do i tregojmë këto që kemi dhe… Është shumë tragjikomike.”

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    Paska merakun c'do t'u thote alieneve kjo goca e Fredit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje