
Simone De Beauvoir është përfaqësuesja më e denjë e shpirtit të kohës, përkatësisht atij të shekullit XX por dhe të viteve ’60. E angazhuar përjetësisht me të drejtat e grave dhe të drejtat e punëtoreve, ajo ishte një mendje brilante dhe një pus i pashterrshëm idesh. Gjatë gjithë jetës ruajti një marrëdhënie të hapur me Zhan Pol Sartre por kurrë nuk ra në hijen e tij.
Simona urrente ta quanin filozofe, ajo preferonte më mirë tagrin e shkrimtares ose teoricienes. Vazhdimisht ajo u angazhua me çështje të së majtës dhe pati marrëdhënie me figura të kohës si Claude Lanzmann dhe Nelson Agren.
Libri « Mikesha », në shqip nga Diana Çuli, është libri i saj i parë dhe pikërisht si temë e tij janë peripecitë e një « marrëdhënieje treshe ». Libri i dedikohet Olga Kosiakeviç dhe ne mund ta shohim dhe në libër që personazhi i Ksavierës është mishërimi i saj, Pierre është Sartri dhe vetë Simona Fransuaza.
Në këtë libër mund të gjejmë elementë të filozofisë ekzistencialiste të Sartrit si dhe dëshmi të gjalla të jetë së kafeneve intelektuale të Parisit të shekullit XX.
Qëllimi i parë i Simonës ka qenë përmbysja e normave borgjeze dhe një kërkim i ethshëm për lirinë individuale, një dalje nga xhelozia dhe jeta në komunitet.
Si edhe e shohim në fund të librit, kjo botë ideale dështon, por jo për faj të Simonës vetë, për faj të Ksavierës (Olga), e cila pas tenton të hyjë mes saj dhe Sartrit (Pierrit), humbet edhe Zherberin i cili shkon drejt e në krahët e Fransuazës (Simona).
Në këtë libër ne mund të gjejmë qartë arsyen pse tradita ka rrënjë të forta dhe sa e vështirë është ajo të përmbyset. Fundi bombastik i librit « Mikesha », në shqip nga Pegi vetëm sa duhet të na e shtojë dëshirën tja rekomandojmë miqve.
Lini një Përgjigje