Ministri Gonxhja takohet me drejtoreshën e agjencisë italiane të bashkëpunimit për zhvillim

24 Shkurt 2024, 09:55Kulturë TEMA
Ministri Gonxhja takohet me drejtoreshën e agjencisë italiane të

Ministri Gonxhja është takuar me Drejtoreshën e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, znj. Stefania Vizzaccaro dhe ekipin e saj, duke diskutuar mbi strategjitë dhe projektet në proces e të ardhshme për të përmirësuar infrastrukturën kulturore në Shqipëri, për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore, si dhe për të inkurajuar investimet në fushën e kulturës e në programet e mbështetjes direkte për ekonominë e industrinë kreative dhe artizanatet.
Bashkëpunimi synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për bizneset lokale dhe të nxisë inovacionin e zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm përmes financimeve të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. A.K./TemA

Lini një Përgjigje