VIDEO/ Moment i tensionuar në Sunny Hill, i hodhi bluzën në fytyrë, Dua Lipa e irrituar

4 Gusht 2025, 10:49Kulturë TEMA
VIDEO/ Moment i tensionuar në Sunny Hill, i hodhi bluzën në

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”.

Teksa ndodhej në zonën VIP duke përshëndetur fansat, ajo pranoi të firmoste vetëm një bluzë – një kufi që e bëri të qartë me gjeste dhe qëndrim.

Por një person në turmë nuk e respektoi këtë vendim dhe i hodhi një tjetër bluzë nga poshtë, e cila përfundoi drejtpërdrejt në fytyrën e saj.

Reagimi i Duas ishte i menjëhershëm: ajo e ktheu bluzën mbrapsht, pa e firmosur dhe pa asnjë kompromis.

Ky veprim i saj është pritur me shumë mbështetje në TikTok dhe rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë lavdëruar për vendosmërinë dhe respektin ndaj vetes.

“Respekti bëhet me respekt”, “As nuk e pyeti fare”, “Ashtu duhej të bënte. Lërini njerëzit rehat”, janë disa nga komentet që dominojnë në video.

Ky episod tregon edhe njëherë se, përveçse një yll botëror, Dua Lipa është një person që nuk lejon të shkelet kufiri personal – as në skenë, as jashtë saj. /ora/

3 Komente

  1. m
    mero

    te lumte moj duha . e nderove kosoven

    Përgjigjjuni
    1. k
      koqevarja trans dua lipa

      na habet barkun me kete idioten , transin dua lipa, nuk ja degjoj dot kenget

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Keshtu e ka kjo bote; disa si ti nuk e pelqejne por shumica i pelqen kenget e saja, prandaj ajo ka bere miljarda, ndersa zotrote e vret kohen ne internet.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje