Mozaiku i Kishës Paleokristiane në Antigone, i hapur deri më 22 gusht

17 Gusht 2025, 16:36Kulturë TEMA
Mozaiku i Kishës Paleokristiane në Antigone, i hapur deri më 22

Parku Arkeologjik i Antigones, një nga sitet më të rëndësishme historike në jug të Shqipërisë, po mirëpret gjatë kësaj periudhe një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.

Natyra përreth dhe historia e pasur e bëjnë këtë park arkeologjik një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos.

Mozaiku i Kishës Paleokristiane në “Parkun Arkeologjik Antigone” është një prej objekteve të kultit më të vizituara nga turistët që zgjidhin këtë sit arkeologjik.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se ky mozaik është i hapur për të gjithë vizitorët deri më datën 22 gusht.

Mozaiku i Kishës Paleokristiane gjendet në skajin jugor të qytetit antik Antigone, ku ndodhen rrënojat e një objekti kulti i tipit Bazilikë, që daton më shek. V – VI.

Motivi i aplikuar në pjesën qendrore të mozaikut i cili formon një figurë antropomorfe, ka trajtën e një gruaje dhe për studiuesit interpretimi, është në favor të “Shën Kristoforit” Krishtmbartës.

Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Brenda mureve fortifikuese të shek. III, vendbanimi ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha.

Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro, transmeton tvklan.

Rritja e interesit të vizitorëve për këtë destinacion po i jep një impuls pozitiv zhvillimit të turizmit kulturor në jug të vendit.

2 Komente

  1. N
    Ne cfare rreth te jugut?ju lutem

    Ju lutem ku saktesisht ndodhet ne juge,Konispol?Butrinte? Ksamil?Sarande?Himare?Gjirokaster? Tepelene?? Ju lutem,,ju lutem

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selam, nga surrel-vicidoli

      Kjo trashegimi kristiane, bashkuar me muzeun e perfaqesuesit te saj heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit, jane tabani dhe e ardhmja e vertete e Shqiperise sone europiane. Dhe jo percartjet e ramiut dhe saliut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje