Muzeu historik në Malësi të Madhe - Kulla e Bajraktarit të Hotit, vizitohet nga vendas edhe të huaj

10 Qershor 2025, 10:13Kulturë TEMA
Muzeu historik në Malësi të Madhe - Kulla e Bajraktarit të

Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze i ka rikthyer Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh. Ky Muze historik i përbërë nga tre kate dhe i pasuruar me relike të asaj kohe dhe jo vetëm, po pret vizitorë të shumtë vendas por edhe të huaj.

Ka shumë interes, mbeten të kënaqur vendas dhe të huaj”, u shpreh Emir bajraktari, stërnip i Çun Mulës.

Për fatin e mirë, iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në SHBA,  bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe. Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje, por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.

- RTSH

1 Komente

  1. M
    Mal Cori

    E shohim nga driraret dhe minderet se.sa është ruajtur çdo element autentik..... Dritaret kanë qenë frengji. Në vend të mindereve ka patur postiqe me lëkurë dele.... Ajo piktura po, ajo ka qenë...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje