Ndahet nga jeta arkitekti i njohur, projektues i Pallatit të Kongreseve

1 Prill 2023, 19:31Kulturë TEMA

Ndahet nga jeta arkitekti i njohur, projektues i Pallatit të Kongreseve

Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Vitet e fundit, Bregu i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ndërsa fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.

Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.

Një reagim ka ardhur dhe nga prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili shkruan: 

"Eshte ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu.

Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë.

Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.

Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre!

Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!"

15 Komente

  1. F
    Fatosi

    MIRE ESHTE TE NXIRRNI NJE FOTO TE LADIT

    1. A
      A.k.

      Ngushellime familjes per kete humbje. Nje korigjim te vogel,projektues i pallatit kongreseve eshte Klement Kolaneci,Ladi ka ardhur ne fund dhe ka ideuar tavanin e pallatit kongreseve.Ishte nje arkitekt i talentuar.

      1. D
        Dardani i Ri

        Ngushëllime të përzemërta familjes.

        1. B
          Barjam Shtylla

          Ngushellime familjes,kolegeve dhe miqve te te ndjerit,per humbjen e ketij arkitekti te shquar,i cili ka lene gjurme ne arkiteturen Shqiptare,disa nga keto,si Pallati i Kongreseve,Piramida,jane vleresuar edhe prej te huajve. Qofte i paharruar dhe u prehte ne Paqe !

          1. P
            Populli.

            Ngushellime familjareve te profesorit te nderuar

            1. R
              Raimond vlonjati

              Ngushellime familjereve ! I qofte dheu i lehte Arkitektit tone te nderuar !

              1. A
                Agron

                Ngushëllime familjesë!!

                1. r
                  rilindjotizim-sensibilizim

                  Meqe quhet akoma Pallati i Kongreseve me emertesen e pagezuar prej shokut Enver Hoxha, perse dreqin nuk e quajne edhe Universitetin e Tiranes, Portin e Durresit e tjera me emrin e Arkitektit te epokes tyre shokut Enver? Jo per gje po ashtu do merrte edhe kuptimin real ajo RILINDJA e ketij Edverit sotem, emrin e te cilit mund ta mbante me krenari fshati ku ai ka ngritur Kullen (ngaqe e ka ca te vjeteruar ate emer aktual)

                  1. M
                    Miriam

                    O Zot pse ngelet idiot, dhe shkruan rilindjotizem, idioti me i madh je ti se nuk ka mundesi. Qe paske makthe nga emri i Edi Rames e kuptoj po qenke dhe per gjynah se dhe idiot dhe me makthe , qenke rende fare. Edi Rama luftonte per demokraci ne vitet 90 kur ti zhgrryheshe me te mirat e Enverit, prandaj shkruaj me tru jo me makthet qe te levrojne ne koke.

                    1. D
                      Dreqi i Latuar.

                      Ky i ndjeri si bilishtar qe eshte, perveç se servil i tradites, paska qene pak shpellar dhe pak malok. I shkreti, per te mos ja prishur as PS dhe as PD, paska "krijuar" nje projekt as mish dhe as peshk.

                      1. S
                        Stefan Çeku

                        Ngushëllime familjes dhe të afërmve. Për ato objekte që ka dhënë kontribut ne projektim dhe jane zbatuar , nuk ka vdekur. I qoftë shpirti i ndritur! Per gazetarët e kam këtë vrejtje: - nuk projektohet objekti pasi është ndërtuar !

                        1. ¿?

                          Me thone te drejten nuk ia kisha nigju noi here emrin.

                          1. Q
                            Qytetari

                            Qenke injorant. Kaq!

                            1. ¿?

                              Per cfare me se mos e di ti psh emrin e plakut te komshiut tim. Injoranca eshte gje tjeter or palluqe gjoja qytetari.

                          2. A
                            Arkitekt ne Kanada

                            I nderuar qofte emri dhe kontributi i tij ne arkitekturen shqiptare pavaresisht nga epoka kur jane realizuar.

                            Lini një Përgjigje