Është folur shumë kohët e fundit për çështjen arbëreshe përmbledhur në sintezën e saj; “Urgjenca arbëreshe”, që do të thotë: shpëtimi i saj nga asimilimi.
Nuk po ndalem në faktorin“Asimilim arbërsh”, argument ky,që është rrahur për rreth tre dekada, ku kemi qarë,por dhe abuzuar si tepër mbi këtë çështje. Në këto rreshta do të kërkoj të shtroj shikimin në një linjë të tjetër, drejt një horizont të ngrohtë, atë të ringjalljes së gjuhës arbëreshe nga vet arbëreshët.
Flitet për një inisiativë të ndërmarrë nga Eparkiae Ungrës\ Cosenza\ Itali drejtuar ngaImzot Donato Oliveri, ku popullsisë arbëreshe i ofrohen falas dy volumet e abetares\ Alfabetizzazione, por edhe kurse falas për të mësuar gjuhën arbëreshe.
Në një mesazh nga siti i tyre thuhet: ”Të dielën, më 16 prill 2023, në Kozencë, në selinë e Seminarit Dioqezan, do të fillojmë kursin hyrës të leximit të gjuhës që flasim - të xëmi të djovasëmi gjuhen çë fjasëmi, me përdorimin e dy vëllimeve "Shkrimi arbëreshe" dhuruar falas. I ngarkuar nga Peshkopi i Ungrës me këtë mision është Papas Pietro Lanza. Gjuha jonë e çmuar amtare, trashëgimia e së cilës është shprehje janë e mbrojtur”
Eparkia e Ungrës është krijuar më 13 shkurt 1919 përbledh 4 rajonet e shpërndarë në katër provincat Cozenza, Potenza,Lecce,Pescara, ku përmblidhen 25 komunitete dhe 29 parrochie te ritit bizantin. Eparkia ka mbështetur kudo dhe kurdoherë çdo aktivitet të botës arbëreshe.
Prifti arbëresh ka patur gjithmonë rolin jo vetëm për të mbajtur gjallë besimin por edhe gjuhën.
Nëse do ti kthehemi historisë bizantine arbëreshe do të përmendnim kolegjin “Corsini\Korsini”,dhe më vonë atë të “San Adriano” në San Dimetrio Corona\Shën Mitri, që lindën si identite ku të formohej kleri bizantin arbëresh me gjuhën arbërore.
Nga bota bizantine dolën shumë figura të ndritura,një prej tyre është ImZot Domenico Bellusci (1754-1806)mbrojtës i kombit dhe të ritit bizantin tek arbëreshët. Studioi pranë kolegjit Shen Benedikt Ullano. Shkroi dhe dokumentoi motivacionet që arbërshet të mos asimilohen me italianet dhe duhet te praktikonin ritin bizantin.
Edhe për vëllain e tij erudit Michele Bellusci në“Risposta alla relazione di Monsignor Cardamone Arcivescovo di Rossano al delegato della Real Giurisdizione contro l’Arciprete Albanese di San Giorgio” shkruhet:
At Michele Bellusci, ishte i pari i cili bëri diferencën midis Ritit bizantin arbëresh dhe popullsisë greke. Më 1796, Peshkopit i Rossanos,(Cosenza)po bënte te pamundurën me të gjitha mjetet dhe mënyra për t‘iu imponuar komuniteteve arbëreshe te ishin nën mbikëqyrjen e kishës latine. Michele Bellusci, i drejtohet Peshkopit të Rossanos me këto fjalë: “Zotëria juaj bën një gabim trashanik kur, perzien grekët me shqiptarët,duke i quajtur këta të fundit grekë kryelartë dhe gënjështarë. Shqiptarët, që përbëjnë popullsinë e Mbuzatit dhe të bashkësive të tjera të Kalabrisë, të cilët ruajnë ritin grek, nuk janë njësoj si grekët; kanë origjinën ndryshme, sepse dallohen prej gjenëze, prej natyrë,prej gjuhës e prej zakoni.”
Arbëreshët e ritit bizantin, gjatë liturgjisë përveç gjuhës greke dhe italiane ata kanë në përdorim gjuhën amtare arbëreshe. Rasti unik i Arbërisë bizantine.Në muajin korrik 2022 doli në shtyp libri “Etnia-riti- lingua”, vepër e një avokati arbëresh Tommaso Bellusci. Në brëndësinë e këtij libri zgjon kritika, ballafaqime, njohje dhe vetëdije. Në libër shihet Arbëria e arbëreshëve në një këndvështrim të aspekteve juridike, në kontekst historike dhe kulturor dhe nënvizohet “gjuha – koine e kishës bizantine”.
Në Këshillin e Dytë të Vatikanit (1962-1965) u hoq dorë nga njëgjuhësia liturgjike (përdorej vetëm greqishtja e vjetër si gjuhë e shenjtë). Ngulimet arbëreshe të Kalabrisë, u mblodhën një vendim që në bazë të dialekteve të tyre, të krijojnë një gjuhë të madhe që përdoret për liturgjinë në gjuhën shqipe. Ky akt u arrit në vitin 1968, disa vite para se të krijohet gjuha standarde shqipe.
Nga ky libër veçojmë mendimin e Ernesto Koliqit për përkthimin e liturgjisë bizantine, në gjuhën arbërishte:
“Është një sipërmarrje shumë e vështirë për të përgatitur një tekst liturgjik si përdorim popullor në lokalitetet italo-shqiptare, që shtrihen nga rajoni i Abruzzo-s deri në Siçili. Mund të konfirmojmë se përkthyesit e kanë realizuar me sukses. Duke pranuar dialektet e ndryshme të karakteristikave të përbashkëta, ata e përkthyen tekstin liturgjik grek në një gjuhë të folur dinjitoze.(Ernest Koliqi, Liturgjia Hyjnore, në Shejzat, 1-3, XII, 1968, fq 129.)
Të gjithë e dimë se arbëreshët, nuk janë shqiptarë të sotëm. Ata kanë një kulturë 600 vjecare në territorin italian, është edhe ky motivi që nuk pranojnë si gjuhë të zyrtarizuar shqipen standarte të sotme, e cila nuk është shqipja e dikurshme, dhe për këtë në kulturën arbëreshe dallojmë:
1- Rrënjët etnike, eshtë një rrënjë historike, statike( është rrënja e origjinës).
Në rrënjët etnike mund të ruash kostumin, zakonet, por ke humbur gjuhën dhe ritin.
2- “ Radice matrice identitaria/ Rrënjët thurrëse të identitetit”do të thotë që ti vazhdon e flet gjuhën dhe praktikon ritin. Parametra e këtij termi përmblidhen në ruajtje e Ritit arbëresh, dhe në ruajtjen e gjuhes arbëreshe.
Të cilat mund të katologohen në:
A\ kommunite italo-shqiptare që janë nënshtruar ritit latin dhe asimiluar
B\komuniteti shqiptaro-italian i ritit shqiptar që nuk flasin më gjuhën arbëreshe
C \Komunitete italo-shqiptare të ritit bizantin që kanë kaluar në ritin latin, por flasin gjuhën arbëreshe.
D\Komunitete italo-shqiptare që praktikojnë ritin bizantin dhe gjuhën arbëreshe.
Duke njohur rezultatet e sotme mendoj, se nuk ka më kohë më për arbëreshin që të presi të ashtuquajtura projektet konkrete midis organeve kompetente të shteteve Shqipëri dhe Itali, apo Kosovë dhe Italisë, për ringjalljen e botës arbëreshe që më tepër janë utopi sesa vihen në zbatim.
Nuk kanë më kohë arbëreshët as që të presin nga akademikët përpilimin e tejngadalshëm tënjë Fjalori arbërisht, një Sintakse arbërisht, një Morfologji arbërisht, një Fonetikë arbërishtapo një Leksikologji. Nuk mund të presi më arbëreshidebatet shkekullore me shume devianca dhe dritë hije sekush duhet te jetë gjuha e tyre zyrtare, arbërishtja apo gjuha standart e shqipes së Shqipërisë?!
Nuk pret më koha! Ajo që ka rëndësi sot për sot, eshtë urgjenca e çështjes arbëreshe për ti shpëtuar nga hemorragjia e asimilimit të gjuhës arbëreshe, e cila gjatë këtyre 30 vjetve ka marrë të tatëpjetën.
Mendoj se, gjithshka nis për të ndryshuar, dhe kjo bëhet nëpërmjet vështirimit vizionar. Nuk ka gjuhë elitare. Gjuha duhet të dalë nga trajtimi i saj si “oborrtar”, gjuha nuk është gjuhë që ngelet në letra, gjuhë e sirtarve, gjuhë është e popullit dhe i përket atij. Ajo duhet të vihet në përdorim. Arbërishtja është gjuhë e folur dhe jo teknike, nuk duhet të përjashtohet komuniteti me të folurën e tij, sepse vetëm kështu ngelet gjuhë e gjallë. Shumë dialekte të Arbërisë janë një pasuri.
Për këtë le të kthehemi tek kjo inisiativë e mësimit të gjuhës arbërishte, pikërisht tek abetarja, si dhe tek kurset e mësimit të gjuhës arbëreshe.
Kjo abetare nuk doli dje. Abetarja është përpiluar në vitin 2000. Personalisht e kujtoj shumë mirë këto dy volume të abetares, sepse kur na erdhën në Bibliotekë, At Antonio Bellusci\ Frascineto\ Cosenca në vitin 2000, Ai hodhi idenë që ta përdornim, për një pjesë të fëmijëve emigrantë shqiptar, si edhe për atë arbërsh që donin të frekuentonin këtë kurs,dhe kështu bëmë. Unë isha mësuese për atë pjesë nxënësish shqiptar të cilët flisnin shqip, por që përdornim abetare arbëreshe në mungesë të abetares shqiptare. Dua të kujtoj epokën se gjatë atyre viteve Ministria e Arsimit të Shqipërisë nuk dërgonte abetare në territorin e Italisë. Me këtë dua të them se abetarja arbërishte, është shumë komplete, dhe përpiluar nga njerëz kompetentë si Prof Italo Fortino shef i Katedrës së Universitetit të Napoli, i cili është edhe koordinator i kësaj abetareje.
Ajo që na bënë optimist është pikërisht kjo inisiativë, sot për sot është e përqafuar në shumë ngulime arbërershe si; Civita, Frascineto,Firmo,Lungro,Falconara albanese, San Dimetrio, San Cosmo, Santa Sofia d-Epiri.
Midis tyre janë edhe nxënësit e shkollës së Cerzeto\ Qana.
Është Prof. Carmine Stamile, që mëson këta nxënës, i cili edhe pse vitet 90 vjeçare i ka mbi shpatulla, nuk i mungon ai pasioni i gjuhës arbëreshe, karakteristikë e njerëzve me shpirt fisnik, të cilët kërkojnë të mbajnë gjallë identitetin. Drejoresha e shkollës, Marino i kushtoi vëmendje kësaj nisme të kulturës arbëreshe të Eparkisë së Ungrës me përfaqësuesin e saj Papas Pietro Lanzai cili dhuroi libra të shkrim-leximit fëmijëve dhe prindërve që e përqafuan projektin me entuziazëm.
Emocionohesh kur shikon në ato banka fëmijët e zonave Colombra, Cavallerizzo, Cerzeto, San Giacomo, Torano që mësojnë arbërishtë. Gjithëcka e atyre tingujve në arbërisht kthehet në një sinfoni i orkestruar nga ato dy sy të urtë, plot vullnet dhe shpirt plot krenari të prof.Stamile për gjuhën arbërishte.
Qana\ Cerzeto, është një nga ngulime pothuajse e asimiluar në gjuhë. Emozionohesh kur lexon nëpër rrejte kërkesën se ku mund ta gjejnë këtë abetare, dhe nëse do të ketë kurse on-line.Duket sikur për një çast jemi larg atyre pretendimeve ku çdo katund\ ngulim arbëresh donte gjuhën lokale të tij. Kjo gjë është disi e vështirë. Kjo gjuhë përbashkuesee liturgjisë në gjuhën shqipe jep prova që mund të arrihet një gjuhë e unifikuar në të gjitha fshatrat arbëresh, qofshin ato bizantine apo jo.
Kjo abetare është pjesë e asajndjesie përbashkuese, ku arbëreshi i kishës bizantine lidhet me arbëreshin e kishës katolike, ku fëmijë dhe i rritur, burra e gra, e të gjithë së bashku kërkojnë të mbajnë gjallë pa dallim feje gjuhën 600 vjetçare të një atdheu që brezat kurrë nuk e panë më, por dhe kurrë nuk e harruan.
Kjo abetare, shpresojmë që të jetë ai fllad arbëror që mbush me frymë atë diafragmë gjigande, zhytur në ato male pjellë e Apollit, ku ende këndohen rapsoditë e Skënderbeut, e rrëfehet besa e Kostandinit në të ëmbëlëngjuhën arbërore.
Jemi një kulturë çë nga ka të des!\ Jemi një kulturë që nuk mund të vdes- thërret arbëreshi
Arbëreshi sot, ka prushin në trup si Feniksi, i cili edhe pse i djegur mbart natyrën e tij për tu ringjallur!
Në fakt, Arbëria nuk vdes kurrë, por në të njëjtën kohëtë bluan retorika:
- Çfarë bën një abetare?
- Rrit ndërgjegjen!
Po një shkollë çfarë mund të bënte?
- Do rriste dhe ruante etninë!
Po disa shkolla çfarë do të bënin?!!!
Do të bënin që një popull mos të vdiste!!
Respekt
Jam i mendimit meqe ketyre qafirave turkoshqipfoles u digjet suma per arbereshet e italias tju bejne nje ftese qe keta te fundit te vijne te jetojne (3 muaj) ketu ne vatonin origjinal te te pareve te tyre dhe te kenoqen mes muslimon brother's,mes shurrsave turkoshqipfoles e te shikojme sesa deshire do te ken per arberishten apo arabishten e xhamive...!!!
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Karmell Kandreva: Gjuha arbëreshe Gjuhë e bukur ti je ndër shertime e ndë hare ngë të mundi mosnjeri për shumë mot, mos vdis nani. Ngrëhi gjithë, o arbëreshë! Fitn’je mbrenda jahst’, ndë sheshë gjuhën ju nëng kin t’harroni edhe të tjerëve kin ja mbësoni. Dita çë ka t’ju bënj litinj maj ndë jetë ka të vinj. Ju kin të fitni sembr di se si qe njera nani.
Francesko Altimari: Moj, nënë Shqipëri Me sa mall, sa dashuri, ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri. Sot te dheu yt i bekuar “gjaku i shprishtë” u ka bashkuar: gjaku arbëresh, gjaku shqiptar, nuk janë veç, nuk janë të shpërndarë! E kjo urë që te Adriatiku, rindërtuar ne kemi sot, do të jetë një urë “çeliku” si kështu, nesër e në çdo mot! Me sa mall, sa dashuri, ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri.
E verteta i dhemb Grekeve ,madje shume ! More Kafshe me kulture Mesjetare , meso te komentoshe si njeri e me nji Kulture Njerzore ktu edhe pse gjuha jote shijon shumen vrymen e WC-se . Shko e futu nga ajo vrynme qe ke dal pederaste i kishesh Mesjetare Greke . Ke 10-vjet qe pellet ne kte mdie - me te njetat fjale ,me te njejten injorance . Fshatare i peshtire qe ushqeehesh ne halete Mesjetare greke .
Nji pune e Mrekullueshme nga Intelektualet Arbereshe . Ju Lumte ,Bravo ,rrofshi . Ruajtja e identitetit e Kultures gjuhes ,e ate se nga i ke rrenjet , tregon Karakter te Forte edhe Kombetare .
E veshtire shume e veshtire qe dialektet e arberesheve ne itali ti mbijetojne asimilimit italian. Ndoshta drejteshkrimi i shqipes mund te ishte nje mjet efikas ndaj asimilimit, por gjithsesi une mendoj se gjuha e shqiptareve qe kane emigruar ne itali para 500 vjetesh eshte e destinuar te asimilohet. I ka ndodhur shume popujve qe kane emigruar.
Arbereshet e kane per obligim te rikthejne gjuhen shqipe teke arvanitet ne " greqi" Te krijojne kishen ortodokse arvanite me lutje ne gjuhen shqipe .....
Vrull Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. Zef Serembe
Mbesa , rrespekt e nji Falenderim zemre ,per kto Prurje te Mrekullueshme te Figurave te shquara Arbereshe .
Edhe vashat lozonjare Vënë perdet në dritare Në katund të armatosur Shtjemë kuajt e krekosur. Nga dritaret çdo kopile Na hedh neve trëndafile. Zef Serembe
Xhuzepe del Gaudio: Edhe të thosha Edhe të thosha kaq e kaq herë: Të dua, të dua, të dua Arbëri! Sa kokrriza ka deti, nuk do të të tregoja kurrsesi sa mirë të dua! Edhe sikur të të përqafoja kaq herë sa janë yjzit në qiell, nuk do ta derdhja dot gjithë mallin që kam në shpirt. Sepse unë jetoj gjithë për ty, vetëm për ty unë gëzohem, vetëm për ty këndoj e mendoj, o e bukura Arbëri!
Urime autores.Duket qe komentuesja Mbresa eshte vete autorja. Mos prisni te mira nga vendi i hajduteve,..Ketu ka vdekur idealizmi,qekur fshatarit i moren token dhe bagetine,qytetarit mallin dhe shtepine,,.
demo , qellimi i shkrimit eshte dicla tjeter mga ajo cfar shkruan ti,se Dikush po pret Te Mira nga Tjetri . Shkrimi mesa shikojme ka per qellim afrimitetin mes Rraces ee nji Gjaku ,nji Trungu Kombetare e nji Shpirti qe eshte ai Arberor /Shqiptare . Dhe shkrimi eshte me se me vlere ,sepse i refrohet me rrepsekt e mirenjohje Vllezerve tane Arbereshe ,te cilet i dhane aq shume ne te Kaluaren Kombit tone , jovetem ne ate kendveshtrim te Ŕuajtjes se Gjuhes e Traditave ,hapen shkolla ,bene Filma, sot na nderojne edhe me kte Veper te Alfabetit te tyre qe vlen shume per t'u Vleresuar . Qarte ,qe Arbereshet zene nji Vend Nderi ne Historine e KOmbit tone ,jovetem per trashgimine tyre gjuhesore Etnike etj por edhe Literaturen e Serembes me te tjer ,qe ishin si ai pompim me gjake shqiptari te Zemres se Shqiptareve kudo ne mbare Boten e akoma me shume ne Shqiperi kur kjo Zemer Shqiptari ishte semure nga brutaliteti epokes e erresires pushtuese ,ku te jepej peshtypja se shqiptaret harruan se cilet jane e nese jane sla Shqiptare . Pra kta Arbereshe , kan nji ndikim Jetik ne rilindjen e ndjenjes Kombetare si ne epoken e pushtimit Turk edhe sot ,sepse jane Gjake i Paster Anavdgarde per gjithe shqiptaret . _Se Shteti Shqiptae nuk ka ber sa duhet ,ti ndihmoje bashkpunoje me Arbereshet ,per kte jemi te gjithe Koshinete perse (?) sepse mundesite kan qen jo ato qe do deshironim te gjithe ,megjithate shqiptaret kane bere gjithcka me shpirt ,per te qen te bashkuar ne cdo epoke te historise me Vllezrit e te njejtit gjake ata Arbereshe ,te cilet siedhe ne shqiptaret ne Shqiperi ,se kan pasur aq te lehte Jeten por te qenit Arber /Shqiptare ,ngado fluturuan e mbajten ne Shpirt . Nji shtet Shqiptare i Fuqishem do bente te munder Mrekullira jovetem me Arbereshet ne Itali por edhe Arvanitasit ne Greqi , te cilet Propaganda Antishqiptare e Kishesh e Shtetit Ordinere e Maskara Grek i ka injektuar me metoda dhune e represioni Armiqesin ndaj Shqiptareve . Autorja siedhe Mbresa ... meriton ne cdo rast nji Falendrim te madhe e te sinqerte nga gjithe shqiptaret .
Arnautia eshte e Pusht-Uar nga Rilindasit Osmanllinj. Kombi eshte I Shenjte,eshte E Verteta,Eshte Egzistenca e Njeriut qe di te Nderoje Veten dhe Kombin. Eshte si Nena apo Babai qe nuk mohoet i Mire apo i Keq. Poeti Greke Solomos ka thene qe Komb eshte vetem e Verteta dhe vetem Ajo. Kush eshte Ai Idiot qe mohon se Perandori Ilyre Megas Kostantinos i lindur ne Nausa (Nishi i sotem ne Serbi) nuk ishte paraardhes i Skiptareve te sotem? Ka ndonje Emer ne Nder te Tij ne Gegeri? Bile edhe Turkoallvanosi Enver ne listen e Emrave te Ndaluara qe nxori ne vitet 70te u ndaluan Emra Ilyre si ai i Aleksndrit,Kostantinos,Arxileas (Akil "shqip"),Odhiseas,Mine-Laos qe greqisht do te thote qendro me popullin,i thjeshte. Perse nuk quhet Polisi ne nder te Perandorit Ilyre Kostantinos Kostantinopolis o karagjoza nga you po Stamboll apo Kostantinopoje pa kuptim dhe qellimisht? Atehere Tripolis (Tre Qytetshi greqisht) ne Liby ta quani Tropoje sic e kini ndryshuar kete emer.Perse nuk e emertoni Moskopolis po Voskopoje? Ke perpiqeni te "Mashtroni"? E kini Surratin me plot jarge.Peshtyni lart (alto,large) dhe you bie ne Surratin tuaj. Populli eshe si Bagetia nuk ka faj.Shkon andej nga e con Cobani d.m.th Politika. Perse nuk e Emertoni Adhriano-Polis (Qiteti i Adrianit) ne Nder te Perandorit Ilyre Adriane por Adrianopoje apo sic duan Turqit Ederne? Perse nuk Nderoni te Paret Tuaj Greke si Perandori Ilyre Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D dhe te kthyer ne Xhami nga Baba tuaj me Evllogine e Perendimit fashist dhe nazist? Per cfare Ilyresh e kini llafin o Te Mjere te Hygoit?