Sot është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku.
Aktori vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ai ndërroi jetë në SHBA, aty ku jetonte që prej vitit 2001.
Pandi Siku lindi në Tirane, me 28 korrik 1949.
Pas mbarimit te Institutit te Larte të Arteve, dega e dramës, me 1972, filloi punë ne Teatrin Popullor, vazhdoi aty deri me 2001, kur emigroi në SHBA.
Aktiviteti i tij do te shtrihej ne harkun kohor nga 1973 – 2001.
U preht ne Paqe ...
Aktor i paster ...u prehte ne paqe ..
Burre zotni dhe I ndershem
I paharruar kujtimi I tij. U preht ne paqe Ngushellime families
God Bless him. Aktor i mire. Njeri i mire.
Dhembje e madhe ! E mbylli jeten ne moshe te re dhe me nje kohe te gjate me vuajtje! Brenga tjeter e madhe e tij ishte ndarja para kohe nga profesioni i dashur i aktorit! Pandi ishte nje shoke i mire ,nje familjar i mire dhe nje patriot i madh i vendit te tij! Ngushellime per familjaret,per te afermit dhe miqte qe e kane dashur ! I ndrit shpirti! I pa harruar qofte !
Oh, dhimbje! Ma se i mrekullueshëm shok, mik, koleg PANDI YNË! O shpirt i bukur, nga që të kam dashtë fort, kurrë s'e mendoja këtë. Asnjëherë. Sepse njerëzit që do ruhen në zemër sado larg qofshin, ruhen të pavdekshëm. Por, sot më ke mbush me idhnim Panduçe. Me shumë idhnim. Merita ma dha lajmin e para. Vitet tona, kursi ynë ka kenë i përmbledhun me talente, dashni e respekt edhe prej prezencës e zotnillekut TAND! Nuk kishte kuptim kursi pa Ty. I paharrueshmi shpirt i bukur i YTI Panduçe. Pa fjalë. Zemër e dashtun, Pushofsh në paqe, paç lanë orën e mirë për të tanë të shtrenjtë e tu. Lamtumirë Pandi Siku. Justina Aliaj
Pandi Siku dhe te gjithe aktoret me te mire qe ka patur Shqiperia ka dhene kontribut te cmuar kunematografine tone. U prehte ne paqe.