Përtej Gurit te Shkallës, në honet e Piligrisë të përmbytur nga gjethet e dafinës dhe
aroma e saj dehëse e paqendjellëse, ka 66 vite që cdo 14-15 gusht gurgullon edhe një gazavaj
drithërues e shpues gjer në kockë. Peshtanakët e djeshëm e të sotëm ia njohin mirë notat e
psherëtimat e pikëlluara, dhimbjen e pashëruar nga brezi në brez. Jo më kot e pagëzuan pa
vendime e dekrete me atë toponimin e perjetshëm: Buza e Cocos! Kështu e thërrasin
bashkëfshatarët Frosinen time, motrën e madhe fatzezë. “Korbi fat e fati korb.”
Ka 66 vite qe ndërrohen gjethet dhe bari i vesuar si pikë loti i patretur. Por copëzat e një shamie të bardhë
vajzërie si shpirti dhe zemra e saj e kulluar, tunden e shkunden si flokë dëbore nga një kuje
mesgushtore e thekshme. Sot e kesaj dite. Ndërsa një qyqe derdh jo rrallë “Oi-të” me zë të
përvajshëm. Herë-herë më ngjason me rënkimet e mëmës pa fjalë e britma, sa herë hapte
një sepete ku ruante me fanatizëm një fustan lëndine me lule të bukura të fëmijës së parë.
Mbuluar me ca gjethe dafine! Unë kërkoja si fshehurazi ndonjë foto të motrës. Më vërtitej
vetëm pak imazh i mjergullt nga femijëria. Nuk e ndërtoja dot portretin e saj edhe pas
rrëfimeve nga gjyshja ne Durres ose nga vërsniket dhe shoqet e saj. Edhe pasi lexova
vjedhurazi e rrëmbimthi dhjetra vargje të vëllait futur ne nje sënduk të vjetër. Kopertina e
piktorit tonë të dashur Dhame Cango në një fletë të trashë vizatimi, nuk do më shqitet sa të
jem gjallë… Foton e parë dhe të vetmen do ta gjeja cuditërisht në mërgimin e detyruar! Pas
gati 40 viteve!
Sofo Laci i mirë, refugjat ne Athine, nje nga djemtë e mrekullueshëm te Thomait
zemërbehar, nje pasdite me kerkoi i emocionuar në telefon. Donte te me takonte patjetër ne nje
nga kafenetë e sheshit “Omonia”… Kur ishte ne Tepelene, e jëma i dha foton e rrallë ashtu
duardridhur. Kishte dalë me Frosinën, në 15 gusht 1955 te Manastiri i Kodres. Ne diten e
shënuar te Shen Merise. Pra, nje vit perpara se motra te mbyllte syte pergjithmone atje mbi
krahet e dafinave ne honet e Piligrise! Ashtu te zmadhuar e te riprodhuar plot merak, Sofua e
kish mbyllur ne nje zarf te madh dhe ma dhuroi syrrembushur. I vetmi kujtim ne celuloid. Për
lotët e mi të nxehtë mund të dëshmojne vetëm brigjet buzëplasura te Pireut. Atje ku mjaft
refugjate fatgremisur, mbrëmave kuvendonin me vetminë e hallet sa një mal. ‘Qerpikkycur
Guri i Shkalles,\ -O vëllaaa !,-thërret Frosina,\ Dardha bie ndënë dardhë,\ S’jam bërë ende
Doruntina…
Atje morën udhë edhe vargjet me përmasat e një poeme dhimbjeshumë, dëshpërimi
gërryes i kurbetit te detyruar e vrasës i 97’-es. Arrati biblike, “dhuratë” nga pushtpushteti i asaj
kohe pa kohë. Interpretimi virtuoz i mikut tim të cmuar Xhelil Aliu ne valët e Radio Tiranës ia
ngriti me lart vlerat. Interpretim qe kerkohet ende sidomos nga mergimtaret. ( E, ku ta dinin
bashkevuajtesit e mi se ai ligjerim i gjate per jeten ne rrokullimë, nuk ishte hedhur ne leter me
laps, stilograf a stilolaps. Fjalet rrodhen vetiu nga zemra e plagosur perballe Egjeut. Gati te gjitha
permendesh! Sic me tregon Josifi yne, Foto Gjoka filloi te mbante ne duar nje magnetofon kur
dilte neper fshat. Dhe nuk ngopej duke degjuar kaseten e ardhur nga Tepelena, ne muzgun e
jetes…). Shkurt, pas kaq vjetesh e ruan mire gjelberimin dhe eren e kendshme njelloj si dafina e
Frosines. Kur nderrova rezidencen e korrespondentit te gazetës “Bashkimi (nga Permeti ne
Sarande) nje dite u ndodha midis kolegeve te gazetes lokale “Fitorja”, prane muzeut historik te
rrethit. Bisedat dhe humorin, befas na i nderpreu nje trokitje e drojtur ne deren e redaksise. Hyri
nje mesogrua, kerkoi ndjese dhe pyeti për mua. ‘Pa shikona ne të gjithëve, kush të
shëmbëllen me Kriston ?, iu drejtua Timoleo buzëqeshur. Ajo na hodhi një vështrim të
gjithëve dhe u ndal përballë meje: -Besoj, e gjeta, ky është !... U ngrita ne kembe dhe dola ne
korridor. Pa nisur muhabetin, mu hodh ne qafë dhe me puthi me ngasherime. U mpiva i tëri.
“Të keqen motra, une jam Shaniko Bajrami, vajza e Metes dhe e Lules nga Peshtani. Jam një
nga shoqet e motrës tënde te madhe që na iku duke mbledhur dafina…” Unë mbaja mend
vetem përcjelljen e Shanos me rroba nusërie te kisha e Shën Thanasit. Por edhe Dulen,
xhaxhain e saj ushtarak, që zbrazi koburen ne qiellin e gëzuar te asaj dite te paharruar. Ashtu i
mpire u ulëm ne nje kafene. Me foli gjatë per motrën. Por syte i ngelën të lagur deri ne
fund… Me 5 vellezërit e saj duheshin shume. U rritën jetimë. Ikja e tyre nga kjo botë mua më
ther dhe më dhemb sot e kesaj dite. Ca të pathëna jo te zakonshme dëshiroj t’i shkruaj diku. Se
jeta të hedh lule, por të vërvit edhe gurë te pamerituar…
Mbështetur me shpatullat perkrah mureve te kishës se Shën Mërisë, mund te gjeni
fletë dafine nga Honet e Piligrisë. Ato rrethuan e u riperterine neper dekada prane vendprehjes
se perjetshme te Frosines. Vitet e fundit, At Romanoi (Robert Tralo) niset nga Këlcyra bashke
me Landën dhe shkon te kisha e rilindur nga gërmadhat. E presin ortodoksë e bektashinj.
Historikisht, kjo harmoni fetare e peshtanakëve vlerësohet si thesar i vecante, i paprekshëm.
Cdo 15 gusht mbahet një meshë jo dosido per Fjetjen e Shën Mërisë. Priftin kengetar të
vërtetë, e njoha mbi 40 vjet me pare ne shtepine e kultures “Naim Frasheri” ne Përmet. Ne
gjirin e sazeve te famshme te ketij qyteti te bekuar u rrit edhe djaloshi mbrezhanak. Se ai ja merr
kenges bukur por edhe ia prêt, ia kthen e ia hedh. Madje, kur u këndua per herë te parë “Vitori
tu bëftë nëna”, kujtoj ustain e paperseritshem Laver Bariu që papritur la menjane
gërnetën.dhe ia besoi rolin nje ish nxenesi te tij. Ndërsa vetë këndoi me gjongul bashkë me
Evgjeni Thomollarin (Culli) dhe Robert Tralon. Sic keëndoi ditët e fundit te jetës duke fshirë
sytë me shami dore, nje nga kenget e tij më të dashura “Moj kunadhja leshverdho”. Te fjalët
“dimëron përtej ne shpellë” gëlltiste lotë dhe zëri vërshonte mbyturazi per bashkeshorten e
shtrenjtë… Me siguri, miku im Robert Tralo (te cilin e kerkova 3 vite me parë në Këlcyrë e
Përmet, por ndodhej jashtë Shqipërisë) nuk di asgjë për tragjedinë e Frosinës time.
Ajo fjeti saktësisht ne Diten e Fjetjes te Shen Merise ne 15 gusht! Jonuz Baro me shokë nuk mund ta
linin neper Honet e Piligrisë. Dhe as në stanin ku ate ditë te zezë pushuan si me magji, zile e
këmborë. E mbajtën atje në kanik, deri sa mëmëzeza te conte qumeshtin ne shtepine
morthapur mbi Kroin e Madh. Ndersa babai qe kish ikur heret per ne pune ne Tepelenë, u kthye
si me vrap, rrugë e pa rrugë. C’ka përjetuar ai burrë e prind hallemadh! “As tani ne moshën e
pleqërisë- tregon Llukani,- nuk me largohet nje ulerimë burri që cau kupën e qiellit mbi Shën
Mëri, pasi hodhën ca grushte dheu fare prane Kishës që pikonte dhimbje te pamatë.”
Ah, more Berti vakërrioti! Ëndrra e Frosinës time ka 66 vite që feks e drithëron “si
një yll i pafat nëpër mjegull”. Thonë se edhe ajo këndonte bukur. Qëndiste kopshte me lule
shumëngjyrëshe. Kish filluar të thurte pajën e nusërisë. Por dinte të bënte edhe meshë (lloj
kulaci me miell te mire) përshpirtjeje dhe e conte me hap sorkadhi në Kishë. Kur ti miku im i
vjetër mban meshën me zagoriten e mencur Jolanda ne Gjuhën e Nënës, peshtanakët nuk
mund te harrojnë kurrsesi priftin mëmëdhetar Nine Fështi. Gati një shekull me parë, nuk ia
ndaluan e as ia thyen dot meshimin shqip. C’nuk i bënë atij njeriu te mire, trim e të ditur! Në
fund, rrojti mjekrën, hoqi veladonin, i paketoi dhe ia nisi dhespotit kërcënues ne Korce.
“Shqipja na është e dhimbsur”. Kështu shkrojti mbi atë pakon zezonë. Asnje dekoratë, asnje
perkujtimore deri më sot! Mbaj mend të paharruarin Murat Kociaj, mesuesin e disa gjeneratave,
qe e rrëfeu me aq dashuri episodin e mesipërm në një festë të 7 Marsit ne kerthizë të
Tepelenës. Mbaj mend edhe këmbanën famëmadhe te kisha e Shën Thanasit, të cilës i kam
rene edhe une ne djalerinë e herëshme. Më zgjonte mëma në agun e mëngjesit, për të
shkuar i pari atje. Dhe më përcillte duke bërë kryqin. Rit që nuk e ndali asnjëherë, sidomos
kur binte dhe ngrihej nga gjumi i netëve me hënë e pa hënë. Pas rrënimit te plotë të atij
monumenti ne 67’-ën, befas këmbana u zhduk. Gryka e Këlcyrë- Mezhgoranit sikur u
shurdhua e nuk zgjohej më nga gjuha e saj e vecantë. Për vite të tëra asnje lajm. Asnjë
shkëndijë shprese. Tani vonë, kur u ringrit hijshëm kisha e Shën Mërisë erdhi dikush nga
larg në Peshtan. Erdhi bashkë me këmbanën e mirënjohur. “E kam amanet nga babai per ta
sjelle ditën që do ringjallet kjo kishë jo dosido. Le ta degjojne perseri te vdekur e te gjallë…”
Dhe gjethet e dafinës sikur pëshpërinin fjalë perëndie. Dhe ajo shega mbi 80 vjecare te porta
e Mërtirajve mbi Kroin e Madh, çau pakëz kokrrat e pjekura dhe pikoi natyrshem gëzimin për
atë kthim të shumëdëshiruar. Edhe zogjtë e shumtë zbritën nga mali i Golikut, lanë ca çaste
foletë e ngritura neper pemët e lule blirit e dafinat gjithmone te gjelbera. “Dafina ardhmërie”,
do ti quante me të drejtë poeti e miku ynë, Xhevahir Spahiu. Para ca ditëve , ishte kthyer në
vendlindjen tonë. Nga celulari i Aljoshës, arriti të më dërgojë dy fjalë në Tiranë. Une ai
ktheva aty për aty: “ Thoshte mirë Xhevahiri/ Kur i mblidhte grushtat tok,/ -Ah, moj botë e
krokolepsur,/ Që nuk tË ç'krokolepsa dot!....”. I dëgjova fiks 48 vjetë më parë, në zyrën e
tij te redaksia e “Zërit te popullit” , ku bëja praktikën mësimore si student i Degës së
Gazetarisë. I binte tavolinës, sikur donte të mposhtëte sadopak ato caste dëshpërimi, revolte
a zhgënjimi. Ishte i pari që do të shkruante për herë të parë në fillimvitet 70 te te shekullit te
kaluar per babane tone Antifashist i betuar. Ishte i pari që shkroi aq bukur në orët e para të
pluralizmit politik edhe per Trifon Xhagjikën, për poetin ende të pavarr….
Historia nuk harrohet. Ajo mban shënim në cdo kohë. Ti Berti, edhe kur veshe rrason e
priftit, nuk u zhveshe kurrë nga këngët e krahinës. Ndoshta, prandaj të ka aq shumë lezet
mbajtja e meshës tradicionale, vetëm në gjuhën shqipe. Të lutem, tani qe e more vesh, thuaj
nja dy fjalë të Zotit edhe motrës time Frosinë. Ajo të dëgjon me vëmendje, ngjitur me
themelet e kishës se Shën Mërisë. Madje disa nga këngët e tua e të Landës, ajo i këndonte
me shoqet gjatë rrugës për te Dafinat e Honeve të Piligrisë. Lumi i Zagorisë i përcillte
tatëpjetë e pa bujë në Vjosë. Kur po përfundoja këto shënime, Xhafua ynë më dërgoi në
celular disa foto jo pak emocionuese nga Guri i Shkallës… Tani kujtoj vitin 1983, kur ti
vakërriot hape Festivalin Folklorik te Gjirokastrës mbi kalanë famëmadhe. Dhe bashke me
Adrianën e talentuar, ngrite peshë spektatorët e shumtë me këngën “Sy kaleshe”. Sot të
dëgjojme kur hyn e del nga kenget “Tanë, moj Tanë!”,”Trëndafili fletë-fletë”, “Doli Laceja
nga stani”, e te tjera motive nga sazet e Përmetit. Përkrah gërnetës së mjeshtrave Josif
Shukallari e Drini Zeqiri ti drithëron shqiptarë e të huaj edhe me ate kengen prush “Te rrapi në
Mashkullorë”, sa here shkoni ne Bruksel e gjetkë. Ti nuk je një prift i rëndomtë apo i ngujuar
vetëm në ajodhimat kishtare. Muza jote fal shpresë te njeriu, e nxjerr nga humbella në dritë
agimi. Ti më kupton mirë. Këto rrëfime i hodha përmes një dhimbjeje të pasosur. Se kjo
botë e trazuar, të fal “ aq shumë helme e aq pak hare”. Dhe vjen një ditë që dëgjojmë zërin
e Heminguejit: Vuajtja e bën njeriun të krishterë. Ndërsa miky ynë poet e gazetar i shquar
citon një të vërtetë tjetër: Vuajtja e bën njeriun kryengritës. Dafinat e vendlindjes time të
shenjtë, nuk u bënë kurrë kurora për mbretër a perandorë. Ato mbanin e mbajne gjallë
shpirtin e njerëzve të thjeshtë. Se nuk thoshin kot të mencurit e vjetër: Varfëria nuk ia
zvogëlon fisnikërinë njeriut, por vetëm e pasuron. Dhe jane kurdoherë gati per te zbukuruar
parqe e lulishte, industrinë e sapunit e atë të parfumerisë. Deri te gjellët në kuzhinë...
Frosina ime fjeti në Ditën e Fjetjes së Shën Mërisë ! Fat dhe kob bashkë. Por dafinat nuk i
braktisën. Aroma e tyre e këndshme pret e përcjell besimtarët ortodoksë e bektashinj.
Ndërsa mua cdo mesgushti sikur më afrohen “ethet e gushtit” nëpër zemrën furtunë. Mbi 6
dekada kështu. Zjarrmia e ligjërimit rri ndezur vetiu dhe më nxjerr nga hapsana përvëlonjëse
këtu në Tiranë…
Te lumte pena o Kristo. Po ku ke humbur gjithe kete kohe? Mr kishte marre malli per penen tende qe nuk u thur lavde politiqenerve por flet me dashuri per njerezit e thjeshte
Kristo, sa më ka marrë malli…. Edi
Fshati quhet Mbrezhan. Është një tjetër faha në Berat që quhet Mbrezhdan.Nejse, ne nuk po dimë si të quajmë njerëzit e jo më fshatrat...
Nje reportazh apo poeme e bukur, here here dritheronjese, shkruar me shpirt nga gazetari i njohur Kristo Mertiri. Emocionohesh e permes ketyre emocioneve ke te drejte te thuash: Kemi nevoje per keto shkrime, ku jeta leviz permes dallgesh e njerezit jane heroj te vertete. Nje shkrim ku pérsonalia shkrihet ne te pergjithshmen, tradicionalen, ne te bukuren e vendit ku ke lere dhe je rritur. Faleminderit autorit te shkrimit, faleminderit gazetes dinjitoze Tema.
Linda Dajo ti je nje perle , dhe eshte fati ,dhe nder i madh ,qe te kemi , ne familjen tone. Te lumte pena, mendje ndrituri yne.
Kënaqësi emocion dashuri shumë nga të gjitha.
Sot kam lexuar nje shkrim te bukur qe me ka entuzizmuar per dashurine e madhe per motren, ndarje e saj tragjikisht nga jeta,por dhe per figura te tjera te njohur e te panjohur, Ti duash njerzit nuk eshte pak. Na dhe nje mesim te cmuar z.Kristo. Tu rrite ndera e lexofshim shkrime si ky. Natasha
Eshte nje shkrim elegjik i paperseritshem miku im Kristo. Fjale te dala nga shpirti, nga zemra. Thone se motra ben shume per vellezerit, por dhe vellai e ka ngritur ne pedestal motren. Nje shkrim fantastik artistikisht i mrekullushem qe te ben te qash. Te ben qe te jetosh disa caste me Frosinen e mire, me njeriun e mire, qe te gjithe thone: si na iku keshtu?. Te lumte Kristo. E perjetesove motren me kete shkrim. Te uroj shendet dhe tu befte pena flori, thote populli yne. Prof. Kristaq BERXHOLI
Sa me ndjenje e emocion Kico !Ajo sorkadhe mali motra juaj Coco na vjen shpesh ne memorie nga tregimet e nenave tona qe e kishin perjetuar me aq dhimbje kete tragjedi !I perjetshem do jete kujtimi i saj per te gjithe zonen tone !Te lumte mendja e pena !
Shkrim i bukur. Informacioni i shumte sikur e shperndan pak por gjithsesi motivi elegjiak ja del te emocionoje.
Po si mund te qendronin te burgosura keto kujtime te ndjera per motren e dashur? Te shpresojme se ditet e pushimit kane mbaruar per ty i dashur Kristo dhe tani do te lexojme perdite shkrimet e tua jetesore.
Shkrim i shkruar me zemer. I rralle ne gjinine e vet. Cili do jete shkrimi tjeter.. Thote mire komenti i z.Ylli, pushimet mbaruan per ty, te duam ne faqet e shtypit.
Sa perfundova leximin. Ne Korce jam. Ne celular e lexova. Me nje sy. Mu perlot dhe ai. Tani shkruaj pa pare cfare. Kristua eshte talent me zemer. Uroje nga une. Me dritheroi. Aq shume fakre te hedhura ne aq pak rreshta. Dhe jane nje! Cudi stili, cudi dhimbjesh cudi bukurishe qe shpalosen me aq shume kulture! Pasion dhimbje, shprese, dashuri, mall... sa shume ndjenja e gjithcka ne nje.
E lumtur qe kam dy kusherinj si Kicua dhe Lonua. Te rralle nder te rrallet! Sepse sot eshte e veshtire te gjesh njerez si ata, te thjeshte, te dashur, te ditur. Vazhdimisht pena e tyre nuk hesht, sot me shume se kurre, pena e Kicos ka gdhendur nje permendore qe asnje skulptor nuk mund ta bente. Ajo eshte e gdhendur nga dashuria, malli, lotet, brenga e deshira. Eshte e gdhendur aty ne krahet e Shen Marise, ku aroma e dafines, freskia e malit e valet e Vjoses formojne nje trio te bukur! Madheshtia e tyre qendron mbi pellgun e loteve te 66 viteve. Me mrekullove vellai im!
Shkrim i shkruar me malle dashuri,respekt e perkushtim per njerëzit dhe vendlindjen. Nje xhevahir qe i shton shkrimeve te tij.E lexojme e çmallemi me kujtimet dhe me njerëzit që i kemi njohur dhe dashur.Ne rreshtat e shkrimit na çon në vendet ku u rritëm e kaluam jetën, na duket sikur çmallemi dhe ne me to.
Nje shkrim mbreselenes, shkruar me shume ndjenje, mjeshteri dhe kulture, ku autori ka zbrazur dertin e tij shumevjecar, zemerplasur e shpirtdermuar. Zemra e plagosur e njeh dhe e kupton simotren e saj, ja ndjen dhimbjen deri ne qelize. Dhimbja nuk i ngjan dhimbjes, ka dhimbje e dhimbje. Jo te gjithe e kane provuar, mjere atyre qe u bie per hise. Dhimbja te ben me te mencur, me te matur, te ben te vleresosh jeten dhe te duash njerezit. Dhe miku im Kristo e ka percjell me se miri kete mesazh. Ai i ngjan atij fruti te pjekur me se mire dhe te arire, qe kullon mjalte dhe arome. Le te presim te na befasoj dhe mrekulloj me shkrime te tjera ne te ardhmen.
Kemi nevoje te lexojme shkrime te tilla sepse na japin ate qe gjejme rralle, dashuri njerezore, ngrohtesi, nostalgji, shplodhje. Nuk jam i befasuar sepse talentin Mertiri gjithmone e kam admiruar per shkrimet e tij. Faleminderit i nderuar gazetar!
Te lexosh Kristo Mertirin eshte privilegj me vete. Atij i kendon pena. Kush e ka ndjekur dhe se ka vuajtur mungesen e tij ne shtypin e dites. Ky shkrim eshte shpirt me vete, eshte elegji per te motren dhe per te gjithe njerezit qe e kane njohur, per te motren qe nuk e gezoi jeten, qe u shkeput nga ajo ne prag te kohes se marteses duke i lene te gjithe te cmerituar nga ajo gjeme. Njeriu dhe gazetari Kristo Mertiri! Te duam gjithmone prane nesh. Ti e gdhend jeten, ti i jep vleren e poezise me flatra, ti shkruan histori nga detajet e imta deri te ato madhoret. Qendro mes nesh dhe mos pusho se rreshturi te na ndricosh medjen dhe shpirtin me shkrimet e tua te lara me poezi te kristalte!
Un jam Lida jam krenare qe jam nga peshtani por me shum jam krenare per xhaxhan tim Kristo Mertiri i kendofte zemra dhe pena gjithe jeten i pa lodhuri xhaxhai im Trebeshina me Koplikun sec na jane perkarshi ne mes tyre fshat i bukur Peshtani shok Peshtani ????????????????????
Mendje ndritur xhaxhi im jam krenare per ty dhe jam krenare qe jam nga Peshtani te kendofte zemra dhe pena gjithe jeten
Me kete shkrim brilant ke lehtesuar dhimbjet brënda shpirtit dhe ke ringjallur kujtimet e bukura të motres se pafat..i dashur Kristo..shpirti i saj do ndriçojë kudoqofshi..ai nuk shuhet.. do ndjejë zemrën tuaj të fortë duke pulsuar për të..ruajeni të gjallë frymën dhe mendimin e bukur ashtu si ajo do e dëshironte..keto vargje hyjnore sjellshin paqe e lutje per shpirtin e saj ..te lumte pena Kristo!????????
Me kete shkrim brilant ke lehtesuar dhimbjet brënda shpirtit dhe ke ringjallur kujtimet e bukura të motres se pafat..i dashur Kristo..shpirti i saj do ndriçojë kudoqofshi..ai nuk shuhet.. do ndjejë zemrën tuaj të fortë duke pulsuar për të..ruajeni të gjallë frymën dhe mendimin e bukur ashtu si ajo do e dëshironte..keto vargje hyjnore sjellshin paqe e lutje per shpirtin e saj ..te lumte pena Kristo!????????
Me kete shkrim brilant ke lehtesuar dhimbjet brënda shpirtit dhe ke ringjallur kujtimet e bukura të motres se pafat..i dashur Kristo..shpirti i saj do ndriçojë kudoqofshi..ai nuk shuhet.. do ndjejë zemrën tuaj të fortë duke pulsuar për të..ruajeni të gjallë frymën dhe mendimin e bukur ashtu si ajo do e dëshironte..keto vargje hyjnore sjellshin paqe e lutje per shpirtin e saj ..te lumte pena Kristo!
Fjalë zemre malli për motrën e ndjerë i perjetshëm kujtimi .Te rroni ta kujtoni !. Respekt për Ju familjarisht banorët e fshatit Peshtan dhe priftit Robert e Z. Landa që janë miqtë e mi.
"Dafinat e Frosines...", njeshkrim i mikut tim, Kristo Mertiri, nje shkrim me fjale zemre per motren e tij te dashur,Frosina, e ndare nga jeta gjashte dekada me pare,por ne nje dite te shenje, me 15 Gusht, diten e Shen Merise. Nje elegji dhimbje ne proze dhe jo ne vargje,nderlidhur gazetarine me krijimin letrar. Nje homazh i rralle, nje mall zemre e vellait per motren dhe brenga se per te kishte vetem nje perfytyrim te mjegullt,por qe pas gjysem shekulli sheh fotografine e saj, i kapluar nga mallengjimi dhe rrjedhja e loteve. Shume prekese amaneti qe i le mikut te tij,At Romenaoi Tralo, i cili kur te mbaje meshen e rradhes ne kishen e Shen Marise ne Peshtan, i kujton atij se atje prehet motra e tij e dashur dhe i lutet qe ne meshen e ardhshme te thote dy fjale per motren e tij, pasi ajo dhe e "fjetur" do tja degjonte zerin Atit, dikur artist, kenget e te cilit ajo i kendonte. Nje legjende e bukur, por e diteve tona! Miku im,Kristo! Ju dhe familja do ta kujtoni perhere, Frosinen e dashur, pasi ajo do te rroje perjete ne zemrat tuaja. U prehte ne paqe rrethuar nga gjethet e dafines si kurore nuserie!
" Dafinat e Frosines...",nje shkrim i mikut tim,Kristo Mertiri,njeshkrim me fjale zemre per motren e tij te dashur,Frosina, e ndare nga jeta gjashte dekada me pare, me 15 Gusht, diten e Shen Marise. Nje elegji dhimbje, ndrlidhur gazetarine me krijimin letrar. Nje homazh i rralle , nje mall zemre e vellait per motren dhe brenga se per te kishte nje perfytyrim te mjegullt dhe pas gjysem shekulli sheh fytyren e saj ne nje fotografi, i kapluar nga mallengjimi dhe rrjedhja e loteve. Shume prekese eshte amaneti qe le, Kristua mikut te tij, At Romenaoi Tralo,se ne Kishen e Shen Merise ne Peshtan prehet motra e tij dhe i lutet, qe ne meshen e rradhes qe do te mbaje ne kete kishe,ai te thote dy fjale per motren,Frosinen, pasi ajo dhe " e fjetur"do ta degjoje zerin e Atit, Romenaoi, dikur artist, kenget e te cilit Frosina i kendonte. Nje legjende e diteve tona per motren! Miku im,Kristo!Ju dhe familja juaj do ta kujtoni gjithe jeten motren tua, pasi ajo jeton ne zemrat tuaja. U prehte ne paqe e rrethuar nga gjethet e dafines, si nje vello nuserie !
Ne radhe te pare më behet zemra mal qe ia dole me sukses asaj kolere 2 vjeçare dhe tashmë je më mirë. Shkrimi i penes suaj të veçantë është nje homazh dhe elegji për motren tuaj të paharruar që mbylli sytë ne lule të jetës, pa gezuar rininë dhe jetën e saj. Edhe të tjerë kanë brenga të FROSINAVE të tyre po nuk ua thurin dot melodine e dhimbjes se zemres ashtu sic di ti i nderuar profesor Kristo. I paharruar kujtimi i asaj jete engjëllore dhe të rroni e ta kujtoni përherë me mallin e pashuar të vellait te dritheruar per motren e mirë engjellore që prehet prane mureve të kishes se fshatit. Nga ana tjeter mendja dhe pena juaj e artë gjezdis sa tek te dashurit e zemres suaj tek shoket, miqtë, njerez që ju ngjallin kujtime e respekt të patreguar. Kjo eshte dora dhe pena e dekanit veteran te gazetarisë KRISTO MERTIRI. Edhe une te uroj te gezosh shendetin e te pafshim jo vetëm me shkrime të tilla qe s'i kap dot pene tjeter po edhe me libra e kujtime të permbledhira siç di ti i nderuar. Dhe kemi besim se do t'ja dalesh që çke me të i nderuar.
Historia nuk harrohet. Ajo mban shënim në cdo kohë dhe kjo fale dajos se babait tim te ndjere Kristo Mertiri! Sa bukur! Eshte fat per mua te lexoj nje shkrim si ky. Brezi jone fatkeqesisht nuk e ka kete privilegj! Me vjen keq per humbjen tuaj te madhe por fale teje dajo, mesova dhe un per Frosinen! Te perqafoj fort!
NJW M O N U M E N T -FJALW ARTW-FROSINES -MOTWR-Shkruan Kristo MWRTIRI! DITWT NJWMIJW- Pavdekwsi *motrws Tij FROSINE_buzwqumwshte-ndarw ngajta... M'i lumtw ajo mwndi komanduar atw PENW -Nje KRYSHKRIM-sjellw-PWRJETWSI... Miku im Njejw sa nisur studimet mes Tiranws-*VULWN *vwnw shoqerisw sonw;Unw Bir i *Dangwllisw Naimjane* si binjak 2 vjet para lindur(1934)motwr FROSINA jetim nga babai.. lwnw Lufta..(ballistwt autorw-perskuruar-sa shtwpinw djgur-se djalin Parizan ,.. Motra ime Frasina buzwqumwsht,15 vjet,rritur nw Zavalan Mes Dangwllisw Naimjane,pas lufte,pas vwllait *Fitimtar Partizan*rritur e martuar nw Korcw-amant BABAI-plotwsuar-tek Familia MIHALI rrwnjw nga Goroshiani i Dangwllisw-mes Korcws gjurmw ATDHTARE lwnw! Si pw MOTREn Time-Frosinw*.Herroinw e *Fabrikws Qlqit Korcw*sot 1vit-88 vjecare, mes Korcws ndarw nga jeta,sot 1 vit mw parw mes Kocws-Ajo bijw Zavalani-Dangwllisw-Naimjan! Mirwnjohie i nderuar Kristo Martiril(emrin e ti vwllai-mua sjellw)FROSINAT-perjetwsuar. Nga Toonto po ju pwrshwndes-Bileten prerw..nw atdhe eshtwrat tw mw prehen-mes DANGELLSW-ketw 110 vjetor te Gjyshit TimJano P .Xhoga Zavaani-si Kapedan dhwnw jwtnw pwr VATANIN- Mbrojtur PV. sa shallur i Madh Ismail Qmali-sulmuar-fqinjwt jugore sulmuar. Si 86 vjecar tj oqeanit aktualisht ndjsw ju kwrkoj, ju tw nderuar -Botues tw Gazetas-Toromto 18 -09-2022 .me Ju dhe Kristo Mwertirin *pagwzuar* mua, sot 20 vjet-Guri Naimit D.
Ju lutin shini komentin tim... sa klituar....