Në kërkim të 'Palafitit', arkeologët në vendbanimin 7500-vjeçar në Pogradec

6 Gusht 2022, 21:20Kulturë TEMA

Në kërkim të 'Palafitit', arkeologët

Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit “Palafit”, i cili ka ekzistuar 7,500 vjet më parë.

Projekti që mban emrin “Lin 3″ po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër.

Sipas Ardian Anastasit, Drejtuesi Shkencor i punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta ae ai shtrihej edhe bregun e liqenit.

‘Fazën e parë e kemi kryer vitin që kaloi dhe ishim të fokusuar në tre sondazhe të cilat i bëmë nën ujë. Duke qenë se sipërfaqja e këtij vendbanimi është e madhe, vendosëm që si fazë të dytë të bënim me disa verifikime, që kishin të bënin me perimetrin e këtij vendimi në pjesën e tokës”, u shpreh ai.

Mjaft të surprizuar, të këmaqur me bashkëpunimin dhe zbulimet paraqiten edhe zvicerianët. Martin Hinz tregon se puna ka pasur dhe do të ketë rezultatë edhe më të mira.

“Bashkëpunimi jonë me kolegët shqiptarë është pjesë e një projekti europian të rëndësishëm që ka të bejë me banesat e pilotëve në rrethinat e liqenit të Ohrit. Jemi shumë të kënaqur ndërsa punojmë me koleget shqiptarë, gjithashtu duam të shkëmbejmë eksperiencat tona këtu.

Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojmë nën ujë, që prej 2 vitesh, dhe tani po përpiqemi të zbulojmë se si kjo që kemi në këtë zonë, ka vijuar të shtrihet drejt bregut të liqenit”, tha ai.

Por ku synohet të arrihet në përfundim të projektit. Ardian Anastasi thotë se do shkohet drejt një rindërtimi të palafitit në një rreze prej 30 km.

“Synojmë që të krijojmë një pesisazh të vendbanimit si ka qenë dhe si është zhvilluar, theksoi Anastasi.

Vendbanimi Palafit i Linit rezulton  më i madhi në Ballkan dhe mbase edhe në Europë, 7500 vjet më parë banorët zhvillonin bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin, ekziston edhe një palafit tjetër në palëm maqedonase por shumë herë më i vogël më sipërfaqe sesa ky i Linit.

3 Komente

  1. A
    AL BI

    LIN-i eshte nje miniere floriri! Bravo kush ka punuar dhe po punon per ta zbuluar historine e tij!

    1. P
      Pidhi i sat ëme

      Cilën histori po zbulojnë mo? Atë të të tjerëve....

      1. B
        Black Jack

        Pordhi Pordhi!, pilaf and oriz hesapi , popull i lashte thone o qe jo kon shtyp koken te tjeret , merre me men sa t’lashte e trims kemi qene

        Lini një Përgjigje