Himara International Music Festival, prej nesër deri më 11 gusht

4 Gusht 2022, 16:50Kulturë TEMA

 

Himara International Music Festival, prej nesër deri më 11 gusht

Nis nesër edicioni i parë i Himara International Music Festival, i cili do të vazhdojë deri më 11 gusht, në Himarë-fshat, pranë Kishës së Gjithë Shenjtorëve.

Do të jenë gjithsej 5 koncerte unike, ku ndërthuren klasikja, tango e muzika xhaz (jazz).

Pjesëmarrës do të jenë 11 artistë të skenave ndërkombëtare nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Japonia, Sllovenia, Izraeli dhe Kuba.

Ata do të sjellin një format festivali veror, ku çdokush mund të përzgjedhë për të ndjekur e shijuar, muzikën e tij të preferuar.

Koncerti që do të hapë festivalin do të jetë “Paris Hora Zero”,  ku do të interpretojnë në violinë e piano, Loanh Mirande e Rea Veizi.

Loanh Mirande është një violiniste franceze e lindur në vitin 1995. Pas një diplome bachelor, në Konservatorin Mbretëror të Brukselit në vitin 2019, ajo vazhdoi studimet me Laurent Korcia në École Normale de Musique në Paris.

Fituese e konkursit ndërkombëtar të festivalit Aragats dhe që nga viti 2016 anëtare e Mannheimer Philharmoniker, Loanh performon rregullisht në muzikë solo dhe muzikë dhome në festivale të ndryshme.

1 Komente

  1. .
    ..

    Parà te hedhura kot. Imagjinoj numrin e soektatoreve apo pagesen e biletave .... Evente pa asnje ndikim real te organizuara vend e va vend. Te tilla evente mund te behen ne Korçe a Shkoder, Durres, nese s doni t i beni ne Tirane. Po me Himaren nuk ka lidhje

    Lini një Përgjigje