Nis në Prishtinë i shumëprituri Sunny Hill Festival. Këngëtarja shqiptare, më famë botërore, Dua Lipa, gjendet në Prishtinë dhe gati për të performuar në koncertin e përvitshëm veror.
Dua Lipa mbajti një konferencë për mediet, ku shoqërohej nga babai i saj, Dukagjin Lipa, si edhe nga kryetari i Bashkisë Prishtinë, Përparim Rama të cilin e falënderuan për mbështetjen. Sunny Hill vjen me edicionin e tij të tretë në Prishtinë e për herë të parë do të zhvillohet edhe në Tiranë, në datat 26-28 gusht.
Dua Lipa do të përformojë sonte, në natën hapëse të Sunny Hill. Organizatorët kanë gjithçka gati për në mbrëmje dhe vetë Dua ka bërë edhe provat e rastit me sistemin e audios. Ajo falënderoi mediet për mbështetjen dhe tha se ka përgatitur diçka shumë speciale për këtë rast, e ka patur vëmendjen vetëm atje dhe se shpreson shume që të pëlqehet.
Festivali Sunny Hill do te zhvillohet në parkun e Gërmisë. Ndërkohë Bashkia Prishtinë, ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen duke bllokuar edhe trafikun në atë zonë. Sonte, përveç Dua Lipës, pritet të performojnë J Balvin, Skepta dhe Diplo, ndërsa në listën e këngëtarëve shqiptarë është edhe Elvana Gjata
Lini një Përgjigje