Deputeti Vullnet Sinaj mbledh Labërinë në një festival dedikuar këngës polifonike!

28 Korrik 2022, 13:13Kulturë TEMA

Deputeti Vullnet Sinaj mbledh Labërinë në një festival

Sezoni veror është në kulmin e tij, por Vlora duket se do të rezervojë surprizën më të bukur për turistët e interesuar në një nga trashëgimitë më të vjetra shqiptare, këngën polifonike.

Me iniciativë të deputetit socialist Vullnet Sinaj dhe shoqatës atdhetare kulturore “Labëria”, në datat 29-30 korrik, organizohet festivali i këngës polifonike në sheshin “Lungomare” të Vlorës.

Në deklaratën e rastit të publikuar në rrjetet e tij sociale, Vullnet Sinaj shprehet se ky aktivitet paraqet një sfidë me përgjegjësi të madhe, por mbi të gjitha një mundësi fantastike për t’i shtuar Vlorës harenë dhe gëzimin në kulmin e sezonit turistik.

Ky aktivitet pritet të mbledhë së bashku mbi 30 grupe pjesëmarrëse nga shumica e krahinave labe si Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra dhe Himara.

Kënga polifonike përfaqëson një trashëgimi të rrallë botërore, e mbrojtur edhe nga UNESCO, e cila ndonëse është studjuar nga shumë kërkues, antropologë dhe ekspertë arti, përsëri origjinina e saj mbetet një mister i bukur i cili mahnit në çdo këngë dhe tingull.

Në vizionin politik të deputetit Sinaj, kjo trashëgimi botërore është edhe një mishërim i ideve më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomiko-social të zonës ku ai është edhe përfaqësues politik.

 

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ky eshte ai mjeshtri qe shet ushqime jashte afatit te skadences apo jam gabim ?

    1. D
      Deputet i biri botës

      Saktë e ke... Por nuk është vetëm fallsifikator. Është edhe shumë gjëra të tjera. Sa për qartësim i vellai ishte kryetari i kthimit të pronave. Tek ky nuk qasen as tatimet as aku, as dogana, e as asgje e askush...

    2. C
      Ceni

      Polifonia labe eshte unike, eshte identitet shqiptar. Polifoni dmth laberi. Kenget popullore vlonjate i kane rrenjet te polifonia. Mbajeni dhe ushqejeni polifonine labe qe te mos thahet, po te jetoje.

      1. S
        Show i rradhës

        O Cen. Polifonia nuk është vetëm labe...! Dhe po ashtu nuk eshte vetëm ajo labe unike....

      Lini një Përgjigje