"Kumari dhe s*ksi", Mitro Çela: Ju tregoj ëndrrën e çuditshme me Koço Devolen dhe Filipin

28 Korrik 2022, 18:56Kulturë Mitro Çela

"Kumari dhe s*ksi", Mitro Çela: Ju tregoj ëndrrën e

Pa shumë mundim, tamponi më nxori pozitiv.
Për herë të dytë. Në dy vjet. Me dy vaksina.
Filipi nuk hodhi rromuze: Doli vetë pozitiv.
Nga na erdhi kjo hata?
Filipit i vdiq vjehrri. 95 vjeç.
Filipi u mërzit: pse nuk mbushi 100.
Qa të qajmë. Ra mbi arkivol…Me zor e ngrita unë!
E përqafova edhe mes lotëve…Puna ma donte të qaja…
Dhe pozitivë…
Në orë 22 u shtriva. Po dremisja. Qull në djersë. Në kllapi thirra:
-Antoneta! Më sill një kanotjere!
-Lere Ezmerkën të flejë. Është bërë telef.
Pas menderes tënde gjithë ditën…
Sgurdullova sytë. Para meje Koço Devole!
-Është herë e dytë që lë parajsën për mua!
Pse nuk merr Filipin?
-Nuk e marr Filipin për dy arsye njerëzore dhe një sebep perëndie.
Së pari.
Në parajsë ka femra. Nuk bëhet seks.
E ka ndaluar Shën Pietri…
-Pse?…
-Po u puth zogu me bilbilin -dalin kalamajtë.
Vdekjet nga korona, lufta në Ukrainë, plus çilimijtë, nuk do gjesh vend ku të hedhësh koqen e mollës në parajsë!
Dhe Filipi pa femra dhe verë nuk shkel në parajsë.
Së dyti.
Në parajsë nuk ka kazino. Ku ta vrasi kohën miku yt?
Së treti.
Bëra një bisedë konfidenciale me Shën Pietrin.
-Jo. -Tha. -Filipi bën mëkate.
Nuk shkon tek prifti për t’i larë. Parajsa nuk pranon mëkatarë.
Bile bile, kohët e fundit ka nisur të tregojë barcaleta për Krishtin.
Filipi e ka vendin në Ferr…
-Pse nuk shkon të marrësh zonjën tënde në parajsë.- I thashë unë. -
-Shkova. Më priti me këmbët e para.
-Pse?
-Kishte lexuar librin tënd:” Koço Devole”. Ishte tërbuar. Më tha:
-I paske hapur barkun Mitros?
Vidhje vezë e vaj në shtëpi dhe mi shisje mua?! Për të shkuar me rospie?!
-Jo. Nuk ta kam dredhur. Më duheshin para të luaja në kazino me Filipin dhe Mitron!
-Mos po flet me ndonjë buzë çarë nga silikoni?!
Vajin dhe vezët i ke vjedhur në kohën e shokut Enver? Jo që nuk kishte kazino, por po të të kapnin duke luajtur me letra, shkoje në hapsanë?
-Mitroja shkruan. -Vazhdoi gruaja.-
Demek, më paske marrë në krah kur isha nuse, për të më çuar në krevat.
Kur u shëndosha, më shtrije mbi tapet. Më rrukullisje deri në krevat…
Turp nuk ke? Sajon barcaleta për gruan dhe ja tregon Mitros?!
Më kërkon edhe në parajsë?
Më mirë në ferr vetëm, se sa në parajsë me ty!
-Do nuk do, ti duhet të vish me mua. -Më tha Koçoja.-Të do Shën Pietri këshilltar.
Hapi krahët. Më rrëmbeu!…
Ulëriva:
-Ndihmëëëë…
U hap dera. Hyri Ezmerka…

6 Komente

  1. F
    Fjala ime

    Karagjoz i ndyre me 100 fytyra! Perse valle eshte nbere kaq i paperfillshem dhe ai vazhdon me keq se Sali Sheqerja? Kane dale nga nje fabrike; fabrika e tradhetise;

    1. N
      Nik

      Jo keq si humor e pèlqyeshme bravo komplimenti!

      1. O
        Operacioni Zjarri

        Mire ky qe ka pjerdhur me kohe po ju te Temes cpatet?

        1. L
          Lasgushi

          O Mero! Dy rruge ke. 1.O me humorin e Filipit. 2.O me humorin e Mitros. Jane si dy drejteza te baraslarguara.

          1. s
            skeptiku

            kurre s,me ka pelqyer

            1. D
              Drina

              Po,raja ne gen,500 vjet I kane mesuar te enderrojne vetem seks..Shpiti I rajase eshte I ngulur thelle te te krishteret ,vetem lupine bythe.

              Lini një Përgjigje