Libri që më ka ndryshuar jetën

6 Gusht 2022, 20:20Kulturë TEMA

Libri që më ka ndryshuar jetën

Nga Visar Zhiti

Mua realisht më ka ndryshuar jeta prej librave, do të thosha si fat, sepse unë jam dënuar prej tyre. Në akuzë, krahas poezive të mia, kam dhe librat që kisha lexuar.

Dhe u dënova me 10 vjet burg. Rashë në ferr. Pra, do të kujtoj nga ata libra armiqësore, siç i quanin, kur libri vetëm armik s’mund të jetë.

Kisha gjetur romanin “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, e lexova fshehurazi, mësues në fshat, por kisha shkruar në ditar për të. 

Është libri që më ka ndihmuar shumë të kuptoj burgun dhe kur kupton, di të qendrosh. Pati rëndësi të dorës së parë për mua.

Kisha lexuar At’ Gjergj Fishtën e ndaluar dhe Kanunin e Lek Dukagjinit, me parathënie të Fishtës dhe të Konicës.

Akuzohesha që pse kisha lexuar librin “Jabloko” (Molla) të poetit revisionist Evgeni Jevtushenko, madje më bërtitej që pse kisha përkthyer poezi të tij, po kështu dhe për një poet japonez, Isikava Takuboku, kishte vdekur 27 vjeç nga tuberkulozi si Migjeni ynë, e kisha përkthyer të gjithë librin e tij nga rusishtja me shokun tim student, poetin Skënder Rusi.

Prokurori në gjyq Takubokut i thoshte hapur “Taketukja”.. Po kështu në hetuesi jam pyetur për poetin francez Zhak Prever, etj.

Ndërsa në burg, kur ende nuk ishte botuar në shqip, lexova të 7 tragjeditë e Sofokliut, U mahnita. Nga fati dhe fataliteti. I kopjova. Franc Kafkën e mora gojarisht së pari.

E njihte shkëlqyer një bashkëvuajtës imi, Inxhinieri Ismail Farka, ishte diplomuar në Sankt Petërsburg, ma tregonte me pathos, parabola, tregimet.

Nuk po zgjatem. Librat bëhen me jetë dhe jeta bëhet me libra. Duan liri dhe japin liri.

9 Komente

  1. y
    ymer bytha

    lexo cfar zte duash , perseri nji Plehr e Njerezimit do mbetesh

    1. C
      Cudia

      Ti komentues je pa pikën e dyshimit një copë muti e Berishës. Vetëm ai mban mutra pas tij e që urrejnë të persekutuarit e komunizmit si ish sekretar partie që ishte. Ptuuuu plerë!!

    2. k
      k

      "Kujtesa nga shtëpia e të vdekurve" eshte i Dostojevskit ku tregon mbi kohen kur u denua per komplot eversiv nga Carit.

      1. V
        Visare thjeshte nji kar !

        kur u bo dhe injoranca haaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahaa Nji qenie primitive ,ne Stanin e Hamutit ymer boze!

        1. k
          kujt i plasi cari !

          plehr burgjesh

          1. B
            Bimi

            Dhe presim te eci ky vend shiko komentusit me lart komplet idiote qe skane lexuar nje liber dhe te gjithe shkojne dhe lengezohen neper foltoret e qoftelargut Visari i shkrete pret ta kuptojne kafshet.

            1. Z
              Zimer

              Spiun i shokeve ne burg

              1. L
                Libri

                Ky eshte klasik lajm i rrem ose ne menyre te moderuar fantazi e Temes. Tani le ta analizojme.

                1. H
                  Himarioti

                  O Visar, ti tregon shumë gjëra nga jeta e burgut por, atë punën e veshit, nuk e ke treguar akoma. E kam fjalën për veshin që ta prenë bashkëvuajtësit e tu në burg. Ta prenë se ishe spiun, i spiunoje shokët, Visaaaar.

                  Lini një Përgjigje