Shkrimtari Salman Rushdie u godit me thikë në Nju Jork ndërsa po mbante një fjalim në skenën e një amfiteatri.
Aktualisht Rushdie nuk mund të flasë dhe rrezikon të humbasë njërin sy, raporton BBC.
Shkrimtari ka vuajtur prej vitesh kërcënime me vdekje nga islamistët pasi shkroi “Vargjet Satanike”, botuar në 1988.
Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, Nju Xhersi.
Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai u dërgua në një spital në Erie, Pensilvani, me helikopter.
“Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar,” tha një zëdhënës i shkrimtarit.
Sipas dëshmitarëve okularë u deshën 5 burra për të larguar agresorin i cili vazhdonte sulmonte shkrimtarin edhe pasi ai ishte i shtrirë në tokë.
Personat e pranishëm mundën t’i jepnin ndihmën e parë duke bërtitur se ende kishte puls, ndërsa mbajtën sulmuesin me forcë, i cili më pas u arrestua nga policia.
Kjo kafsheri eshtze pasoje e gjithe ketij tensioni te krijuar ngado neper bote!!! Lideret dhe udheheqesit e cdo vendi, por akoma me shume liderat shpirterore, duhet te punojne me shpirtin dhe edukimin e njerezve me DASHURINE PER NJERIUN, pavaresisht nga vjen dhe cfare mendon!!! Duhet te punohet me shpirtin dhe kjo vlen edhe per shtypin e rrjetet sociale qe duke reklamuar vetem modele, kush vjedh e kush e ka shtepine, makinen etj me te madhe, kush ben pushime andej e ketej ne vende te shtrenjta, vetem sa i ben njerezit e tjere qe nuk munden, te trishtohen, egersohen, etj
Bjeri derrit ne balle or ti, pse i vjen rrotull? FAJIN I KA ISLAMI , kjo ideologji absurde e nje beduini imoral, qe si nje kufome e kalbur helmon jetet e njerezimit - sic ka thene Ataturku.