Është shfaqur mbrëmjen e të enjtes premiera “Ndërthurje” te Teatri Kombëtar Eksperimental në Tiranë.
Në këtë shfaqje ku performon Semela Skënderasi, Mariel Brahimllari, Valentina Myrteveli, Besiana Bytyqi synimi është të eksplorohen marrëdhëniet e ndryshme të mundshme midis trupave dhe zërit.
Në këtë bashkëproduksion që ka mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës lartësohet mënyra se si veprimet që gjallërojnë hapësirën dhe përvojat perceptuese të çdo performuesi individual, mund të ndikojnë vazhdimisht dhe transformojnë rrjedhën e ngjarjeve.
Nëpërmjet një praktike të derivimeve të vazhdueshme midis muzikës dhe lëvizjes, dëshira është për të krijuar një mjedis harmonik.
Frymëzuar nga koncepti ndërthurje, trupat e përfshirë në një nomadizëm të përhershëm, lëvizin vazhdimisht nga një marrëdhënie ndërvarësie, duke i dhënë jetë imazheve komplekse në një përpjekje të vazhdueshme për t’u bërë bashkë.
Lini një Përgjigje