Në Drilon do të hapet një hapësirë e re për piktorët, ku mund të ekspozojnë veprat e tyre

31 Maj 2025, 12:07Kulturë TEMA
Në Drilon do të hapet një hapësirë e re për

Një hapësirë e re në Drilon pritet te  shndërrohet në një pikë takimi mes artit dhe vizitorëve, duke i dhënë mundësi piktorëve të promovojnë dhe të shesin veprat e tyre

Lajmin për këtë iniciativë e dha Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhangolli, gjatë një vizite në studion piktorit te njohur Gentian Zeka.

Xhangolli premtoi se ky nuk do jetë hapi I vetëm në mbështetje të artistëve.

Fshati  piktoresk i Rrëmenjit, që ndodhet shumw afër qytetit tw Pogradecit, për artistin Gentian Zeka është ende një frymëzim nw krijimin e veprave kushtuar artit duke i prezantuar  skena kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo është edhe arsyeja se që ai ka zgjedhur të mos largohet nga Pogradeci.

Falë mbështetjes që autoritetet lokale i kanë dhënë vitet e fundit punës së artistëve Pogradeci po bëhet jo vetëm një vend turistik, por edhe një vend i rëndësishëm për artin dhe kulturën shqiptare.

/rtvora/

Lini një Përgjigje