Skulptura monumentale “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi – Milot është në prag të përfundimit.
Kjo kryevepër artistike, një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, program nën kujdesin dhe financimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke sjellë një dimension të ri estetik dhe kulturor.
Me përmasa mbresëlënëse prej 20 metrash të gjatë dhe 10 metrash të lartë, kjo skulpturë simbolizon fuqinë dhe komunikimin përmes artit.
Pas orësh të panumërta pune dhe përkushtimi, Alfred Mirashi – Milot dhe ekipi i tij i talentuar po realizojnë një vepër që do të hyjë në historinë e artit shqiptar.
“The Albanian Key” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: t'i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri. A.K./TemA
Mbillni hekura, mbillni, mahniteni popullin me hekura. Ti haj saldatori artist me shendet paret!
Ik mer pall jari shko mblidh dhite lene internetin
Qente le te lehin, karvani shkon para duke vrare qente. Te lumshin duart Alfred. Kurse ti Broja, rob pa shtylle kurrizore, shko e puno, mos rri ne internet duke here analiza, mbill ti qe te hash.
Ju lumshin duart. Po ndihet qe Shkodra po civilizohet dhe urbanizohet si mbare Shqiperia. E meritoni voten e shkodranve. Ju lumt.
Mua me duket si vrima e asaj vegles
Po eshte art, njeriu nuk rron per buke vetem. Edhe kur bejne nje gje te sakte do ti shajme e do mallkojne? Perkundrazi me shume duhet shpenzuar tek artistet vendas sepse arti nuk mbijeton dot si biznes fitimprures i duhet ndihma e qeverise sidomos ne nje vende te vogel si Shqiperia.
Ushtaraku je i pa pam ! Behet fjal per art ,dhe jo per ushtri qe duhet ti kemi Shqiptar ! Por prap se prap, Mirashi asht ma Shqiptar ne ndjenj se sa ju te ushtris,sepse ai gjithmon asht identifiku me vendi e lindjes (Miloti) !
Ne grupin e Skulptures profesori L. Berhami kishte dy Alfreda,dhe kur donte ti veconte ne bised me te tjeret thonte : Ai "mistreci" ai "zhurmaxhiu " per Mirashin ....ai i urti per Alfredin tjeter ! Mirashi pervec se nje talent i lind,ishte shum puntor, dhe shum energjik ! Mirashi (Miloti ) past mirsi, dhe suksese ne rrugen e jetes .
te gjitha i kishte haxhireja, i mungonte ferexheja. A ka shkodra uje!!