Vjen për herë të parë në SHBA "Noli film festival"

18 Maj 2024, 10:35Kulturë TEMA
Vjen për herë të parë në SHBA "Noli film

“Noli Film Festival” është festivali i parë i filmit shqiptar në Boston, SHBA, që do të zhvillohet nga data 31 maj deri në 2 qershor në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit.

Aktori i njohur Erand Sojli, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News tha se festivali eksporton te shoqëria amerikane vlerat tona kombëtare. Është festival unik në botë pasi është i vetmi që zhvillohet në një katedrale dhe është një kompeticion dinjitoz artistik si një vatër reference për krijuesit, skenaristët, regjisorët, kompozitorët, operatorët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.

Ndër të tjera ai theksoi se fitimet do të shkojnë për AFC-në (Albanian Fighting Cancer) dhe për Qendrën Kulturore Fan S Noli.

“Kur je artist gjen njerëzit e llojit tënd dhe thamë pse jo. Filluam të mendojmë, hodhëm ide dhe dolëm në përfundimin se gjëja më e mirë që mund të bënim, për të bërë diçka ndryshe dhe ja ku jemi sot këtu me shumë mund dhe sakrificë.

Fitimet e këtij festivali do t’i shkojnë AFC (Albanian Fighting Cancer) dhe për qendrën kulturore Fan S Noli. Në këtë vazhdë na u bashkuan shqiptarët që luftojnë këtë sëmundje dhe na mbështetën për të përfshirë sa më shumë njerëz në këtë përpjekje.

Nga fitimet tona do të shkoj një pjesë edhe për librarinë e Fan S Nolit, pasi ka nevojë për restaurim, tha aktori.A.K./TemA

2 Komente

  1. q
    qenefistan

    Mire qe nderohet ne Amerike,ky personalitet i madh poliedrik i kombit tone,pasi vendin ja kane ripushtuar pseudo shqiptari kryeveziri rama qe ka uzurpuar kryet e tij,se bashku me cingijet,qe e kane kthyer ne nje vilajet oriental.Kurse per heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti,kryeveziri yne vazhdon te mos thote asnje fjale.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgji orthodhoks

      Katedralja ORTHODHOKSE E SHEN GJEORGJIT ,, DHE JO SHEN GJERGJIT ,,, ORTHODHOKSET PAGEZOHEN QINDRA MIJ VJET ME EMRIN JORGJI ,JORGO DHE JO GJERGJI ,,,,GJERGJI E KAN KATOLIKET ,,,,,TANI VEN DHE MYSLYMANET ,,,,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje