
Me datë 15 Maj pati premierën në kinema Millenium filmi i restauruar “Gunat përmbi tela” (Fejzo;1977). Filmit i bëri jehonë dhe kryeministri Rama në rrjetin social facebook.
Nën interpretimin e shkëlqyer të Thimi Filipi, Fatos Sela, Serafin Fanku, Stavri Shkurti, Luftar Pajo dhe Sulejman Pitarka u rishfaq ngjarja në një cilësi të re dhe ndryshe.
Ngjarja bazë e filmit është ikja e trupave fashiste nga qyteti i Vlorës. Filmi e merr emrin nga gunat që hedhin luftëtarët mbi tela për të hyrë në kampin armik.
Filmi vjen i restauruar plotësisht dhe me një cilësi të lartë këtë herë dhe të kënaqshme për syrin e shikuesit. Në eventin e premierës ishin të pranishëm shumë figura të njohura të artit shqiptar si dhe fansa të kinemasë. A.K./TemA
Bëhet fjalë për luftën e Vlorës në 1920. Fashistët nuk kishin ardhur as në pushtet, në atë vit. Filmi duhet parë përpara se të shkruash artikull. Historia duhet ditur, përpara se të marrësh Pemën.
Bëhet fjalë për luftën e Vlorës në 1920. Fashistët nuk kishin ardhur as në pushtet, në atë vit. Filmi duhet parë përpara se të shkruash artikull. Historia duhet ditur, përpara se të marrësh Pemën.
Injorantë/-e të vërtetë/a! Si ka mundësi Mero, nuk kontrollon më asgjë? Me çfarë merresh, pash zotin!