Ali Aliu riboton me ripunim librin "Don Kishoti shqiptar"

16 Maj 2024, 14:44Kulturë TEMA
Ali Aliu riboton me ripunim librin "Don Kishoti shqiptar"

Instituti i Librit dhe Komunikimit, shtëpia botuese "Toena" dhe Akademia e Shkencave përurojnë veprën "Don Kishoti shqiptar" të akademikut Ali Aliu, vepra më e përkthyer dhe më e ribotuar e tij, që mban nëntitullin "Një histori letërsie ndryshe".

Veprimtaria u organizua në 90-vjetorin e lindjes së autorit dhe vijon dy veprimtari akademike të mëparshme në këtë kuadër.


Përurimi u hap nga znj. Irena Toçi, drejtore e Institutit të Librit dhe Komunikimit.


Kryetari i Akademisë së Shkencave prof. Skënder Gjinushi përshëndeti veprimtarinë dhe uroi akad. Ali Aliun për ditën e lindjes dhe për veprën e tij me shtrirje në mbi 60 vjet.


Për veprën e sapo ribotuar (me ripunim nga autori), si dhe për personalitetin e tij, folën Shaban Sinani, Zija Çela, Majlinda Rama dhe Arian Leka.
Qendra e Librit dhe Komunikimit i dorëzoi akad. Ali Aliut diplomën e vlerësimit. A.K./TemA

1 Komente

  1. R
    Realisti

    Me sa di unë një Don Kishot shqiptar ka nxjerrë toka jonë. E quajnë Enver Hoxha. Po nga që nuk rrojmë dotë pa të na duhej dhe kllouni I tij që quhet Sali Berisha.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje