Mohimi i fakteve historike dhe manipulimi politik, Autoriteti i Dosjeve merr pjesë në Forumin e KE mbi kërcënimet dhe sfidat e mësimit të historisë

16 Maj 2024, 15:18Kulturë TEMA
Mohimi i fakteve historike dhe manipulimi politik, Autoriteti i Dosjeve merr

Forumi u zhvillua në Bolonjë15-16 maj 2024-

“Në një kohë të prapambetjes demokratike, në një moment
kur historia është e prirur për shtrembërim, duke përfshirë mohimin e disa fakteve
historike dhe manipulimin politik, është thelbësore të sigurohen platforma për
diskutime të hapura dhe produktive në lidhje me rolin e historisë në shekullin 21.”
Me këtë parim Këshilli i Eropës, çeli forumin me temë : "Përforcimi i
ndërgjegjësimit dhe kulturës historike përmes arsimit të lartë: kërcënimet dhe
sfidat".
Mes 60 pjesëmarrësve të Këshillit të Evropës, historianë, zyrtarë të Ministrive dhe
Institicioneve të Arsimit, mori pjesë edhe Kryetarja e Autoritetit të Informimit mbi
Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqipëri, Dr.Gentiana Sula, e cila prezantoi
studimin mbi “Identiteti dhe përgjegjësitë e historianëve në arsimin e lartë” .
Prezantimi i kryetares u përqëndrua në përvojën e AIDSSH dhe ndikimit të dhënies së
aksesit publik në dokumentet historike, dalja në dritë e tregimeve të së kaluarës dhe
tensionet që e shoqëruan këtë proces.
Më tej Dr. Gentiana Sula vijoi me vështrimin mbi filtrat e përdorur nga politika dhe
kërcënimet ndaj lirisë akademike, sfidat për të njohur të shkuarën përmes qasjes në
burime dhe mendimit kritik; ndarja e akademisë nga mësimdhënia si dhe përplasja e
narrativave mbi historinë e së shkuarës me ndikim në shoqëri.
”Historianët duhet të sfidojnë narrativat mbizotëruese dhe të eksplorojnë me tej në
dokumentimin e historive të përndjekjes së grupeve të margjalizuara si një nevojë e
domosdoshme për krijimin e një kulturë historike më gjithëpërfshirëse, duke ndezur
dialogun mbi të shkuarën dhe edukimin historik të brezave rinj.”- tha në përfundim të
fjalës së saj, kryetarja e AIDSSH-së.
Forumi i Bolonjës u fokusua në kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballet mësimi i
historisë në institucionet e arsimit të lartë, i cili shpesh vihet në pikëpyetje apo edhe
prerë në favor të lëndëve të tjera që duken më të lidhura me nevojat imediate të
ekonomisë.

Këshilli i Evropës është një ndër organizatat më e vjetra ndërqeveritare në Evropë, ku
janë bashkuar 46 shtete anëtare. Historia dhe mësimdhënia e historisë kanë qenë një
fokus i rëndësishëm i punës së Këshillit të Evropës mbi arsimin që nga fillimi i tij.
Nëpërmjet formuneve të tilla (“Vendet e kujtimeve: Hapësirat mësimore për
demokraci” në Beograd, nëntor 2022; “Edukimi historik në epokën dixhitale” në
Bruksel, mars 2023) organizata synon të vendosë udhëzime që ndihmojnë në
kultivimin e kujtimeve kolektive paqësore, të rrënjosura në një qasje multiperspektive
të historisë.
Ato ofrojnë platforma për autoritetet publike nga ministritë përkatëse, mësuesit,
zhvilluesit e kurrikulës, komuniteti akademik (duke përfshirë studentët dhe stafin),
nxënësit dhe shoqërinë civile për të shkëmbyer perspektivat dhe praktikat e tyre në
edukimin e historisë dhe për të zhvilluar në bashkëpunim udhëzime për përmirësimin
edukimi historik si dhe synojnë promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit,
shpërndarjen e praktikave më të mira nga aspekte të ndryshme të historisë evropiane.
Pjesëmarrësit në këtë Forum ishin aktorë të ndryshëm, duke përfshirë Komitetin
Drejtues të Arsimit (CDEDU), organizatat e doktoraturës dhe studentëve, institucionet
dhe shoqatat e arsimit të lartë, historianët e specializuar në trajnimin e mësuesve të
historisë dhe profesorët dhe drejtuesit e arsimit të lartë. organizata të rëndësishme në
këtë fushë si: Eurodoc, Unioni Evropian i Studentëve, Shoqata Ndërkombëtare e
Universiteteve, Observatori Magna Charta.

A.K./TemA

1 Komente

  1. s
    shqip

    Eshte qesharake te krijosh organizma te tilla, kur e tere historia e Europes eshte bere mbi baza politike. Me tipike eshte ne Ballkan, kur greket dhe serbet kane krijuar nje histori nga hici qe bota e ka pranuar pa bere asnje oponence per te pastruar te verteten nga genjeshtrat.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje