Hapet ekspozita kushtuar figurës së Johan Pagëzorit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

17 Maj 2024, 13:59Kulturë TEMA
Hapet ekspozita kushtuar figurës së Johan Pagëzorit në

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar iu bashkua temës së Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, me hapjen e ekspozitës kushtuar figurës së Johan Pagëzorit. Tema e edicionit të këtij viti është “Muzetë, Edukimi dhe Kërkimi shkencor”.

Rreth temës referuan: Mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi, dr. Andre Llukani dhe dr. Ahilino Palushi. Të ftuar të rëndësishëm të qytetit, të botës akademike, si dhe admirues të botës bizantine, vlerësuan aktivitetin me pjesëmarrjen e tyre duke shprehur kënaqësinë dhe krenarinë mbi trashëgiminë tonë kulturore.

Ekspozita solli figurën e Johan Pagëzorit, si një nga figurat më komplekse, të jashtëzakonshme dhe më të pikturuara në traditën ikonografike bizantine.

Ekspozita përmban 13 ikona të cilat, janë paraqitje të ndryshme të tij, i përkasin autorëve dhe periudhave të ndryshme dhe pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen për herë të parë.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, vazhdon të jetë aktiv në zbulimin, restaurimin, studimin dhe përshfaqjen e vlerave të jashtëzakonshme që mbartim, duke mundësuar njohjen e thellë të historisë dhe të kaluarës mbi trashëgiminë tonë kulturore, besimin, zhvillimin në shekuj dhe ç’vendi i përkasim./atsh./A.K./TemA

2 Komente

  1. r
    rron or rron dhe s´vdes shqiptari

    Eveniment,qe ekspozon,ne menyrem me te mire monumentale,rrenjet e kombit tone europian. Dhe fatkqesisht,eshte krim,qe ka kaq pak apo aspak te tilla.

    Përgjigjjuni
    1. m
      muaji ramazanit

      Joani pagezori ,,,,,eshte shenjt i orthodhokseve dhe katolikve ,,,,,,myslymanet jo ,,,,myslymanet ka te tyret si ,,shen novruzin etj ,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje