Vetëm pasi disa kohësh, me pjesëmarrjen e veçantë të kryeministrit Edi Rama dhe kryparlamentares Elisa Spiropali në COD në kryeministri u inagurua ekspozita me titull "Nga bohemizmi te përjetësia".
Ekspozita e pikturave dhe skultpurave përfshin pikturat legjendare të Amadeo Modiglianit, çifutit italian të mërguar në Paris.
Modigliani pati një jetë të veçantë dhe një karrierë akoma më të veçantë. Ai njihet për pikturat e tij pa sy dhe sidomos koleksionin e nudove.
Në frikë të përhershme nga regjimi gjerman ai arratiset për në Paris në 1919 me ndihmën e të njëjtit mik që i kishte komisionuar koleksionin e nudove.
Modigliani njihet edhe për dashurinë "e përjetshme" që pati me Jeanne Hebuterne që është ekranizuar disa herë në kinema sidomos në Francë me titullin "Modigliani of Montparnasse", Modigliani i Montparnasës pra, sepse ajo lagje e Parisit mbetet përherë e lidhur me emrin e tij.
Një pjesë e paçmuar e ekspozitës ishte dhe skulptura e vajzës së vogël nga Edgar Degas, i mirënjohur paraardhës i Impresionistëve francezë.
Ernst Wolfhagen, Simon Mondzain, Lajos Tihanyi, Margerite Zerach, Alberti Magnelli, Albert Gleizes, Bela Kadar, Tamara De Lempicka, Otto Moroch, Georges Emile Capon, Henri Haydun, Leopold Surraga, Manuel Ortiz de Zarate, Jean Metzinger, Andre Lhote, Gustave Buchet, Leon De Smet, Auguste Chabaud, Gabriel Zendel, Henrich Naunen, Auguste Herbin, Gabriele Munter, Leo Putz, Suzanne Valadon, Maurice de Vlamick, Kees Van Dongen, Leon De Smet, Louis Valtat.
Kjo ishte dhe lista e plotë e pjesëmarrësve nga 1900-1970.
“Koleksionimi kërkon zbulimin e fjalorëve të ndryshëm të artit mbi te njëjten temë, identifikimin e cilësive të reja stilistike në epokat historike dhe tashmë të analizuara të artit dhe zbulimin - të fshehur nën mantelin e kohës - të historive te reja personale dhe sociale.” - shprehet koleksionisti i veprave, Kryetar i M.T. Abraham Group, Amir Gross Kabiri.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje