Nis restaurimi i parë për kishën e Shën Mëhillit në Vuno

6 Dhjetor 2024, 12:20Kulturë TEMA
Nis restaurimi i parë për kishën e Shën Mëhillit

Në kishën e Shën Mëhillit që gjendet në pjesën e sipërme të fshatit Vuno, ka nisur projekti restaurues që synon rikthimin e kishës në një gjendje funksionale si dhe mbrojtjen e vlerave të saj historike dhe arkitektonike.

Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 2015.

E ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqereje, ajo i përket tipit të kishave me një nef, me apsidë të rrumbullakët dhe afreske të vitit 1783.

Deri më tani nuk kishte pasur ndërhyrje restauruese.

Pikat kryesore të projektit restaurues: çati e re me tjegulla vendi; restaurim dhe konsolidim strukturor i muraturave prej guri; pastrim dhe fugatim i murit; restaurim i kornizave dhe dyshemesë me gurë; ringritje e kambanares dhe ndërtim trotuari me kalldrëm; F.V. dyer dhe dritare druri.

1 Komente

  1. Z
    Z

    KISHAT GREKORTHODHOKSE TE RITIT BIZANTIN ,,,,,TE ORTHODHOKSEVE ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje