Nizar Qabbani: Du me shkrue fjalë tjera për ty...

8 Shtator 2025, 20:50Kulturë TEMA
Nizar Qabbani: Du me shkrue fjalë tjera për ty...

Poezi nga Nizar Qabbani

Du’ me shkrue fjalë tjera për ty,
veç për ty me shpikë nji gjuhë tjetër
në përputhje me masën e trupit tand
e të dashtunisë t’eme.

Due me i ikë fjalorëve të gjuhës,
e buzët me i lan’ mbrapa.

M’asht mërzitë goja eme,
tash dua nji gojë tjetër,
që herë bahet
pemë qershije, e herë kuti shkrepsash.

Nji gojë nga e cila fjalët vijnë
si nymfat prej detit,
a si zoçkat e bardha të pulës
nga kapela e magjistarit.

Në shqip: Xhabir Tabaku

ObserverKult

Lini një Përgjigje