A është e mundur që një ditë historia të na mësohet në mënyrë tërësisht të sinqertë? Dhe nëse po, sa nga heronjtë tanë do t’i mbijetonin një historie të tillë? Në një moment gjatë bisedës në Apostrof Podcast, historiani Edon Qesari ngriti edhe një reflektim në lidhje me thelbin e vetë punës së historisë, që sipas tij nuk mund të shihet si një përpjekje për të ruajtur versionin më të mirë të historisë, por si një proces i përhershëm çmitizimi.
“Ne duhet të flasim fillimisht nëse mund ta njohim ndonjëherë historinë plotësisht, sepse kjo është diçka të cilën e dëgjoj shpesh në Shqipëri. Flitet për 'version përfundimtar të historisë'... 'Kjo histori tani nuk ndryshon më'. Diçka e tillë nuk ekziston.
Historia në vetvete eshtë gjithmonë e rishkrueshme. Do dalë një dokument i ri, do dalë një këndvështrim i ri. Do kemi të bëjmë shpeshherë me interpretimet e reja. Pra, gjithmonë do kemi përpunim të një versioni.
Dhe këto përpunime shpeshherë mund të na hedhin dritë dhe të na nxjerin këndvështrime të reja, qoftë edhe për figura të cilat duam apo nuk duam ne, nuk i përkasin më sferës së historisë, por asaj të mitologjisë. Një mitologji laike në. Kur flasim për hero kombëtar, ne e dimë shumë mirë që nuk jemi më duke folur për një personazh të historisë, por po flasim për një personazh, të cilin duke qenë se është hero, duke qenë se duhet të na frymëzojë, do të përmendim shumë më tepër disa gjëra të shquara prej tij, sesa disa gjëra që mbase në një kontekst tjetër do t'i konsideronim banale ose të përditshmërisë.
Kështu që sa më shumë ne futemi në shoshitjen historike të së shkuarës, aq më tepër ne përmbyesim mitologji, përmbyesim mite, përmbyesim heronj. Është puna e përditshme. Mund të mos jetë një punë shumë simpatike, por është ajo the 'puna e pistë që dikush duhet ta bëjë.'"
E pisët por duhet të jetë e vërteta(të paktën e vërteta e përkohshme deri sa të dalin fakte të tjera që mund ta rrëzojnë përsëri për një të vërtet tjetër) jo e vërteta e blerë nga dikush që ofron më shumë o që ka pushtet ...
Gjerisa historia te ne vazhdon te jete folklor me ngjyra politike historia si shkence e ka te veshtire te pranohet nga njerez qe e njohin historine nga filmat e kinostudjos e pacavuret e TV te sotme. Njerez qe kurre nuk kane lexuar nje liber historie duke dyshuar ne çdo fraze.