"Para disa ditësh ishte një datë e zakonshme lindjeje e Moikom Zeqos, e sot është data e vdekjes së tij "/ Albin Kurti përkujton Moikomin e Piro Milkanin!

15 Qershor 2025, 19:01Kulturë TEMA

"Para disa ditësh ishte një datë e zakonshme lindjeje e

"Para disa ditësh ishte një datë e zakonshme lindjeje e Moikom Zeqos, e sot është data e vdekjes së tij (në përvjetorin e pestë). Moikomi më rri përherë në mendje sepse ishte pararendës i modernitetit në poezinë shqipe, në vitet ‘70-‘73.

E çau rendin e ngarkesës ideologjike përmes temave universale e metaforave të fuqishme. Moikomi - themelues e inaugurues i zhytjeve nënujore dhe përurues i alpinizmit, deputet kuvendi, ministër kulture, drejtor i muzeut kombëtar, shkrimtar e publicist e përkthyes, dijetar i rrallë.

Sado të zënë të jemi në të përditshmen, çastet e ndërmendjes së personaliteteve të tilla të kulturës sonë janë të pashmangshme.

"Para disa ditësh ishte një datë e zakonshme lindjeje e

Para disa javësh humbëm edhe kineastin elegant Piro Milkani. Me shkollimin e tij në ish Çekosllovaki, ai i dhuroi kinemasë shqiptare portrete që nga malësori i Shembjes së idhujve deri te Ollga e Zonjës nga qyteti. Do ta gjente gjithsesi perëndimin e rinisë së tij në Trishtimin e zonjës Shnajder.

Historia e një kombi bëhet nga shumë krijues. Vetëdija e një kombi është aftësia jonë për t’i mbajtur sa më gjatë mes nesh." - shkruan Albin Kurti në fb.

A.K./TemA

1 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Shkrim i bukur per Moikomin. Ishte vertet një personalitet. Vetem një pyetje gjuhesore kisha per Zotin Kurti. Fjalën perkujtim e ka zevendesuar me "ndërmendje". Nuk krijohen fjalet sipas qejfit. Një neologjizëm krijohet kur Ka boshllek. Në këtë rast nuk ka. Ka vetëm perpjekje per paralelizëm. Kryeministrat tanë. Njëri bën art me bunkerë, sikur Enver Hoxha i ndertoi per vete. Kur të na duhen bunkerët të perdorim aetin e Ramës. Ndersa ky tjetri shkruan per një kollos të kultures shqipetare, por me këtë rast shet edhe pak ..... Opo lere thuaj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje