Orkestra Simfonike zhvillon koncert me muzikë nga Medelssohn dhe Telemann

15 Qershor 2025, 17:09Kulturë TEMA
Orkestra Simfonike zhvillon koncert me muzikë nga Medelssohn dhe Telemann

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ka sjellë për publikun artdashës koncert për violinë dhe piano në Re maxhor dhe uverturën e “The Hebrides” nga romantiku gjerman Felix Mendelssohn (lex. Mendelson) me Koncertin tij të Dyfishtë.

Koncerti i Mendelsonit është një vepër shumë e veçantë, e cili erdhi plot ngjyra nga Orkestra e RTSH. Eventi solli për herë të dytë në Shqipëri dirigjentin Facundo Agudin dhe violinisten italiane Ksenia Milas.

Programi ka vijuar me vepra nga kompozitori gjerman Telemann, me lojën virtuoze të pianistes Merita Rexha.

Koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH dhuroi freski dhe emocion te publiku artdashës. transmeton RTSH.

Lini një Përgjigje