Zhvillohet takimi letrar "Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena dhe ekrani... në libër"

15 Qershor 2025, 13:56Kulturë TEMA
Zhvillohet takimi letrar "Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena

“Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena dhe ekrani… në libër” ka qenë ky projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i cili ka mbledhur në një takim kulturor-letrar dashamirës të librit, skenës dhe ekranit, si dhe autorë e botues.

Libri ka qenë gjithmonë një burim i pashtershëm për skenën dhe ekranin. U sollën fragmente të perlave të lirikës shqiptare të marra nga librat e autorëve më të mirë ndër shekuj, nëpërmjet interpretimit emocionues të aktorëve, transmeton RTSH.

Libri ka qenë gjithmon një burim i pashtershëm për skenën dhe ekranin. Pikërisht në qendër të këtij eventi ishte letërsia, teatri dhe skena, lidhja ndërmjet tyre,” tregon autorja Valentina Hysi.

Qëllimi i këtij takimi ishte të ngjallte dashurinë për librin, të nxiste leximin, kureshtjen dhe dëshirën për të lexuar e njohur autorë të shquar të letërsisë shqipe dhe asaj botërore, në mënyrë që të rritet interesi ndaj veprave letrare të hershme dhe të sotme, sidomos tek brezi i ri.

Lini një Përgjigje