Parada kuqezi më 28 Nëntor, Veliaj: Festojmë në zemër të Tiranës me këngët nga çdo trevë shqiptare

7 Nëntor 2024, 10:38Kulturë TEMA
Parada kuqezi më 28 Nëntor, Veliaj: Festojmë në zemër

112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, “me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi”, shkruan Veliaj.

“E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, përfundon postimin e tij Veliaj. A.K./TemA

1 Komente

  1. S
    Show vetem Show primitiv

    nderkohe qe duhet gjithcka referuar e jetuar Realiteti ,Shekulli ku jetojme dhe u zhvilluar si Komb .Femejenin e kemi len tashme pas .Eshte koha te rritemi si Komb

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje