"Parku magjik" në Gjirokastër, shfaqje për fëmijë nga studentët e arteve

24 Korrik 2025, 10:29Kulturë TEMA
"Parku magjik" në Gjirokastër, shfaqje për

Teatri i Kukullave ka nisur udhëtimin nëpër qytetet e Shqipërisë, ku ndalesa e radhës ka qenë Gjirokastra. Në teatrin “Zihni Sako” është vënë në skenë shfaqja për fëmijë “Parku Magjik”.

Studentë të arteve shprehen se qëllimi i veprës është që fëmijët duhet të dëgjojnë më tepër prindërit, shkruan rtsh.

Aktori Irdo Methasani theksoi se shfaqje të tilla duhen vendosur më shumë në skenë që fëmijët të kuptojnë realitetin dhe të reflektojnë më shumë në jetë.

“Duhen më shumë shfaqje me mesazhe për fëmijët pasi rrjetet sociale nuk japin mesazhe kaq të qarta sikurse jepen në teatër. Kjo mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë realitetin më mirë dhe më qartë”, shprehet aktori.  

Vepra të tilla do të vijojnë të vihen në skenë për të përcjell sa më shumë emocione ,kuriozitet dhe   mesazhe për fëmijët.

Lini një Përgjigje

Blog Tema