Është një arsenal i konsiderueshëm ky që është zbuluar në shtëpinë e yllit të kinemasë. Aktori 88 vjeçar i sëmurë rëndë nuk kishte asnjë autorizim për të mbajtur armë zjarri, ka thënë prokurori.
Hetimi në pronën e yllit që u përfaqësua në mbrojtje ligjore nga avokati ndodhi të enjten. Aty u zbuluar një total prej shtatëdhjetë e dy armësh të kategorisë A ( ashtu si materiale lufte dhe zjarri) dhe të kategorisë B (të përdorura për sport) dhe më shumë se 3000 municione.
Gjithashtu u konstatua dhe një pistë në pronësi të aktorit, amator i armëve të zjarri dhe koleksionist i tyre. Aktori është vendosur në mbikëqyrje nga policia që nga fundi i janarit dhe për arsye se kërkon pëkujdesje të vazhdueshme mjekësore ngaqë vuan nga limfoma ato i kanë përcaktuar një ndihmës ligjor. Tre fëmijët e tij kanë pasur një grindje përsa i përket armëve të gjetura në banesë dhe kanë kërkuar që armët të zhduken sa më shpejt nga banesa, kështu ka deklaruar avokati Frank Berton. A.K. TemA
Rracist shkerdhat esht.
Me sa di, ka thënë që Franca nuk është më ajo që ka qenë, nuk njihet më, është bastarduar me të zinj dhe muslimanë, dhe e dyta, i ka quajtur të panatyrshme martesat brenda së njëjtës gjini. Ku është racizmi këtu?
Pse në rubrikën e kulturës?