Ky është filmi më i shtrenjtë i realizuar në kinematografinë botërore

27 Shkurt 2024, 17:08Kulturë TEMA

Ky është filmi më i shtrenjtë i realizuar në

Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë.

Regjisori zbuloi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit. Ai tha se:

“Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollar”.

Përpara se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.

“Shkalla e gjithçkaje ishte përtej çdo gjëje që mund të imagjinonim për sa i përket përvojës sonë të mëparshme. Pjesa më e madhe e Titanikut u bë me sete skenografie gjigante. Në atë kohë menduam se nuk do të nxirrnim fitimet e kostos”.

Filmi “Titanik” është një nga filmat më të shitur në histori dhe filmi i parë që kapi vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarë. James Cameron nuk krijoi vetëm këtë kryevepër, por edhe filmin shumë të famshëm fantastiko-shkencor, Avatar; një film që ngërthen efektet vizuele më të mira të realizuara te ndonjë film.

1 Komente

  1. G
    Gjepura

    Titaniku kushtoi 210 milione ne 1997. Me vleren e sotme eshte 337 milione dollare. Filmi me i kushtueshem deri tani eshte Star Wars: The Force Awakens, me 447 milione dollare kosto produksioni. Qe nga viti 2006 deri me sot, ka te pakten 60 filma qe kane kaluar buxhetin e 200 milione dollareve, prandaj mos ja fusni kot, perktheni gjepura pa i vene ne kontekst. Titaniku ishte filmi me i kushtueshem ne kohen kur u xhirua (1997), jo me i kushtueshem ne histori.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje