Edmond Tupja : Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishja dhe greqishtja e lashtë

24 Shkurt 2024, 09:57Kulturë TEMA

Edmond Tupja : Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja deklaron se gjuha shqipe është një nga 3 gjuhët më të vjetra. I ftuar në “ Mes dy botëve” të Helidon Halitit në RTSH, Edmond Tupja jep alarmin e zhdukjes së gjuhës sonë si pasojë e globalizimit. “Shqipja është një gjuhë shumë më e vjetër. E kanë thënë gjuhëtarë të paanshëm. Edhe në revista shkencore thuhet që 3-4 ishin gjuhët më të vjetra, sepse të jep çelësin për gjuhët indovropiane. Të ndihmon që t’i të kuptosh dhe për gjuhë të kaluara që janë zhdukur. Gjuha shqipe është shumë më e vjetër, e treta në botë për gjuhët indoevropiane, por të bësh debate për këtë dhe të harrosh ku po shkon sot gjuha shqipe?! Luftoni për origjinën, po kryesorja është ku po shkojmë? Po vdesin fjalët shqipe. Nuk thotë më njeri “u tremba”, “u frikësova”, por “u intimidova”. Ka plot fjalë në shqip, flalë që vdesin. Do bëhemi si latinishtja, greqishtja e vjetër nuk do të na flasë njeri”, thotë ai.
Për profesorin e njohur, globalizimi është një nga shkaktarët e rrezikimit të gjuhëve, mes së cilës edhe asaj shqipe. “Shqipja nuk është gjuhë e lehtë, as gjermanishtja se janë lakimet. Por ne po i zhdukim lakimet. I marrim dhe i përdorim fjalët pa lakuar. Si është e mundur është pasuri, gjuhët e vjetra e kanë lakimin. Popujt më qëndrestarë e kanë këtë. E dyta po ikin strukturat e gjuhës shqipe. Kanë filluar thonë nën ndikimin e anglishtes “This is not true”. Kjo është jo e vërtetë. Po nuk është shqip. Shqip thuhet “Kjo është e pavërtetë”, “Kjo është e rremë”. Këta i flakin në koshin e plehrave. Ccfarë do bëhet me Shqipërinë? globalizimi është zhdukja e kulturës dhe e zakoneve. Marksi e thoshte: “Internacionale do të jetë bota e re”, “Globale do të jetë bota e re”,- thotë Soros”, nënvizon përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja.
Mes humorit, Edmond Tupja nuk heziton që të nxjerrë në pah dhe një tipar të shqiptarëve. “Këtë e kam dëgjuar nga goja e Fatos Lubonjës kur fiste për mercenariatin e shqitarëve. Mbretëria e Katerinës së Dytën ë Rusi u përball me disa fise mongole. Trupat ruse u nisën për luftë dhe kishin edhe mercenarë, ndër të cilët dhe kryesisht mercenarë shqiptarë. Mbaroi lufta të cilën e fitoi Caresha dhe i thotë truprojës: -Shko më sill prijësit e mercenarëve”.
Shkoi ai i solli. Ajo i pa, i numëroi dhe tha mungon një. Kush mungon? Shqiptari? Ik i tha ma sill këtu. Shkoi atje dhe u kthye i tronditur.
-Ku e ke prijësin? Ata po grinden se secili e quan veten prijës”, deklaroi shkrimtari Edmond Tupja.

3 Komente

  1. B
    Baliu

    Shum "krenari" dhe "menquri" te trompetohet vazhdimisht se shqipja rrezikohet nga zhdukja, kinse per shkak te "globalizimit"! Ky eshte njefar 'sindromi i Helsinkit', por jeta i ka disa ligje tjera qe te shtyjne kah identiteti yt. Nje thenje e njohur e "globalizmit" eshte: Mendo globalisht, por vepro lokalisht. Mos ti harrojme arbereshet e "globalizuar". Kurse ai "argumenti" me car-eshen qe kinse e cementon "profecine" e shumperseritur edhe nga Tupja, eshte thjesht ne nivelin e bisedave te kafeneve. Shum zhurme per asgje.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisnik

      "Po vdesin fjalët shqipe." - Jo, nuk po vdesin, po i vrasin! Me qëllim, me plan po i vrasin fjalët shqipe! Fondet e zeza të armiqëve të shqipes dhe shqiptarëve nuk janë kot! Ato shpërndahen. Gazetarët që shkruajnë fjalët "intimidon" në vend të fjalëve shqipe "tremb", "frikëson" , janë të paguar! Duhet të jeshë idiot, debil, i marrë, i paditur, snob, që të shkruash këtë fjalë joshqipe në vend të fjalëve shqipe që i kemi disa dhe jo vetëm 1, nëse nuk je i paguar! Media që nuk paguhet nga fondet armiqësore e ka të lehtë t'i pengoj këto vrasje të fjalëve shqipe: gazetarin që e shkruan fjalën "intimidon" në vend të fjalës shqipe "tremb" apo "frikëson" duhet larguar nga puna! Kjo fjalë ishte vetëm 1 shembull nga mijëra fjalë tjera!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zani

        O profesor, mos ki frike nga pseudoakademiket dhe pseudointelektualet si dhe ata qe bejne peticione kundre fjales se lire. Thuaja ashtu sic e di. Gjuha shqipe ( te pakyen deri tani) rezulton te jete gjuha me e vjeter ne bote 9000 vjecare, ne vend te dyte qendron armenishtja dhe ne vend te trete greqishtja 6000 vjecare. Shqiptaret nuk do te fusin koken ne rere nga zilia e te tjereve. Keto nuk jane gjetje te shqiptareve por te shkencetarve te huaj te permasve boterore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje