Në punë e sipër ribërja e American Psycho

25 Shkurt 2024, 09:40Kulturë TEMA
Në punë e sipër ribërja e American Psycho

American Psycho, filmi hit i vitit 2000 nga regjisorja Mary Harron thuhet se është në proces e sipër për një Remake nga Lionsgate, kompania filmike. Kujtojmë se kjo nuk do të thotë që filmi mund të kthehet në një seri televizive apo mund të ketë një të dytë. Remake, në gjuhën e kinemasë rimerr personazhet dhe subjektin për ta treguar dhe rrëfyer edhe njëherë historinë nga fillimi. Një remake i suksesshëm është seria e filmave “Bond”.

Në këtë rast kemi të bëjmë me American Psycho por shumë filma kult janë bërë remake qoftë për ti dhënë një shans aktorëve të rinj apo qoftë për ti ngjizur ndjenjën e nostalgjisë publikut tashmë të apasionuar pas personazheve, në këtë rast Patrick Bateman që, i mërzitur për vdekje nga jeta fallco që jeton, kthehet në një vrasës serial. A.K./TemA

Lini një Përgjigje