“Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”, vizita e parë për bashkëpunëtorët (FOTOT)

18 Korrik 2025, 19:08Kulturë TEMA
“Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”,

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ndau me publikun imazhe nga “vernissage” i ekspozitës “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”.

Vernissage janë vizitat private në një galeri përpara hapjes së një ekspozite ndaj publikut të gjerë.

Kuratorja Kim Knoppers shoqëroi përfaqësues të institucioneve bashkëpunëtore në ekspozitë: Néprajzi Múzeum, Ambasada e Hungarisë në Tiranë, Ambasada e Holandës në Shqipëri, Bashkia Shkodër etj.

Mbas fjalëve përshëndetësë të drejtorit të Muzeut të Etnografisë së Budapestit, dr. Lajos Kemecsi, Ambasadores së Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik, Ambasadorit të Holandës në Tiranë, Reinout Vos, dizajnerit të tekstileve, Jozef Martini, kuratorja Kim Knoppers i shoqëroi të pranishmit në një shëtitje vizuale në Pazarin e Vjetër të Shkodrës, shkruan atsh.

Ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ajo sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit gjenden të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Një hapësirë e veçantë i dedikohet edhe dizajnerit të tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij në jacquard, që sjellin një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.

1 Komente

  1. N
    Ndoc Dudasi

    Pazari i Vjetër i Shkodrës, ose BEXHISTËNI siç e kanë quajtur shkodranët e dikurshëm, ka ekzistuar deri rreth viteve 1966, e mandej, e shkaterruan me urdher direkt të Sulë Bahollit (dibran) - sekretar i parë i Kom.Partisë së rrethit Shkodër dhe Bilal Parrucës (shkodran) - kryetar i Komitetit Ekzekuti, të K.P të rrethit Shkodër. Turp për Shkodrën që humbi BEXHISTËNIN, një kryevepër arkitekturore urbane, me një rëndësi tregetare të lakmueshme nga fqinjët, unike për Ballkanin, e ndertuar nga arkitektë turqit, nën sundimin e Bushatlinjve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje